Flash

Musk dhe Trump në një linjë edhe për emigrantët

Lapsi.al 29 December 2024
Musk dhe Trump në një linjë edhe për emigrantët

Presidenti i zgjedhur Donald Trump duket se është radhitur në krah të biznesmenit miliarder Elon Musk dhe mbështetësve të tij në fushën e industrisë së teknologjisë, në debatin brenda republikanëve, mbi programin e vizave H-1B për punonjësit e kualifikuar.

Në një intervistë për gazetën ‘New York Post’ të shtunën, zoti Trump mbështeti përdorimin e këtyre vizave për të sjellë punonjës të huaj të kualifikuar në Shtetet e Bashkuara.

Të premten në mbrëmje zoti Musk, drejtues i kompanive Tesla dhe SpaceX, u zotua të mbrojë me vendosmëri programin e vizave H-1B, duke iu referuar industrisë së teknologjisë.

Në një postim në platformën e mediave sociale X, zoti Musk shkruante se: “arsyeja pse jam në Amerikë së bashku me kaq shumë njerëz me rëndësi jetike, që ndërtuan kompanitë SpaceX, Tesla dhe qindra kompani të tjera që e bënë Amerikën të fortë, është programi i vizave H1B”.

“Unë do të luftoj për këtë çështje, të cilën ju nuk mund ta kuptoni”, shtoi ai.

Tema është bërë një pikë e nxehtë debati brenda bazës konservatore republikane.

“Gjithmonë më kanë pëlqyer vizat dhe kam qenë gjithmonë pro tyre. Kjo është arsyeja pse i kemi ato”, tha zoti Trump.

Në të kaluarën zoti Trump i ka përdorur këto viza në bizneset e tij, diçka që ai e pranoi edhe gjatë intervistës të së shtunës.

“Kam shumë njerëz me këto viza në pronat e mia. Kam besuar tek ato. I kam përdorur shumë herë. Është një program i mrekullueshëm”, tha zoti Trump për gazetën.

Lexo më tej: Debati për TikTok/ Trump kthen mendje, reshtohet kundër mbylljes 

Por ai nuk tha nëse do të kishte ndonjë ndryshim në numrin e vizave të këtij lloji që do të jepeshin pasi të merrte detyrën më 20 janar.

Politikat e vijës së ashpër të zotit Trump ndaj imigracionit, të përqendruara kryesisht tek emigrantët që ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme, ishin gur themeli i fushatës së tij presidenciale dhe një çështje prioritare për mbështetësit e tij.

Inxhinierët e programeve kompjuterike dhe të tjerë që punojnë në industrinë e teknologjisë i kanë përdorur vizat H-1B për punonjësit e huaj të kualifikuar. Ata thonë se ato janë një mjet jetik që të plotësohen pozicione të vështira. Por kritikët thonë se ato nënvlerësojnë shtetasit amerikanë, që mund t’i merrnin këto vende pune. Disa republikanë konservatorë kanë kërkuar që programi të mbyllet./voa

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI