Flash

Po tentonin të kalonin Kanalin Anglez me varkë të vogël, humbin jetën tre persona

Lapsi.al 29 December 2024
Po tentonin të kalonin Kanalin Anglez me varkë të vogël,

Tre persona kanë humbur jetën në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez me një varkë të vogël mëngjesin e sotëm. Njerëzit përfunduan në ujë pasi u përpoqën të hipnin në një varkë në brigjet e Sangatte, afër Calais, rreth orës 06:00 me kohën lokale.

Trupat e pajetë të tre viktimave u nxorën nga uji me helikopter, ndërsa 45 të tjerë u trajtuan me ndihmë mjekësore në plazh, shumë prej të cilëve vuanin nga hipotermia. Katër persona të tjerë u dërguan në spital.

Roja bregdetare franceze tha se një operacion kërkim-shpëtimi ishte në vazhdim në det për të gjetur të mbijetuar të tjerë. Nga ana tjetër, Zyra e Brendshme në Britani konfirmoi se kishte pasur një incident në ujërat franceze.

Më shumë se 36,000 njerëz kanë kaluar Kanalin me varka të vogla deri më tani këtë vit, duke tejkaluar totalin e vitit 2023 prej 29,437, tregojnë shifrat e qeverisë. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), një agjenci e OKB-së e cila gjurmon numrin e njerëzve që humbin jetën duke kaluar Kanalin, thotë se 77 njerëz kanë vdekur në përpjekje për të bërë udhëtimin këtë vit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI