Flash

Berisha nxjerr biletën e Veliajt për në SHBA, kthimi në 18 Janar

Lapsi.al 30 December 2024
Berisha nxjerr biletën e Veliajt për në SHBA, kthimi në 18

Sali Berisha ka kërkuar nga autoritete amerikane të kthejnë Erjon Veliajn sa më parë në Shqipëri në mënyrë që ai të përgjigjet për akuzat që ka ngritur SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Berisha tha se Veliaj ka gënjyer kur tha se do të kthehej për dy ditë në Tiranë, pasi bileta e tij është për në datën 18 janar.

"Tani ka deklaruar se për dy ditë jam në Tiranë, sikundër iu bëj thirrje organeve ligjzbatuese në SHBA të bëjnë gjithçka për rikthimin e tij në Tiranë në qoftë se ai tenton të kërkojë në këtë vend apo në atë vend azil politik.

Nuk mund të përdorë SHBA për akte të tilla fugjitive.

Kë do takojë ai atje?

Këtu në bashki ka deklaruar se unë po shkoj se këtu nuk e zgjidha dot, ta zgjidh atje. Çfarë do zgjidh ai atje? Duke kompromentuar kështu edhe mbrojtës.

Departamenti i Shtetit kishte këtu një zëvendësndihmëssekretar, erdhi kastile për çështje të korrupsionit. Çfarë don ky që shkon atje?

Ndaj dhe thirrja ime është për organet ligjzbatuese të SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e tij në Shqipëri nëse ai tenton të devijojë fluturimin apo të zgjasë kohën e qëndrimit" u shpreh Berisha.

[caption id="attachment_969310" align="alignnone" width="1600"]Foto e biletës e publikuar nga Sali Berisha Foto e biletës e publikuar nga Sali Berisha[/caption]

Dy ditë më parë, Lapsi.al raportoi për udhëtimin e Veliajt drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj, në një replikë me Berishën, kryebashkiaku i Tiranës tha se do të kthehej për dy ditë në Tiranë dhe do të dilte në çdo televizion në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

https://lapsi.al/2024/12/28/veliajn-e-leshojne-nervat-reagon-kunder-berishes-o-piss-burre-kthehem-pas-2-ditesh/

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI