Flash

Drejtori i OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj spitaleve në Gazë

Lapsi.al 30 December 2024
Drejtori i OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje të hënën që të ndalen sulmet ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, pasi Izraeli e sulmoi një dhe e bastisi një tjetër rishtazi.

“Spitalet në Gazë janë bërë përsëri fushëbetejë, ndërsa sistemi shëndetësor është në rrezik shumë të madh”, tha Tedros në një postim në X.

“Ne e përsërisim: Ndalni sulmet ndaj spitaleve. Njerëzit në Gazë kanë nevojë për qasje në kujdes mjekësor. Humanitarët kanë nevojë për qasje për të ofruar ndihmë mjekësore. Armëpushim!” shtoi ai.

Ushtria izraelite tha se militantët e Hamasit ishin në shënjestër të një sulmi të saj në spitalin Al Wafa në qytetin Gaza të dielën, ku mbrojtja civile palestineze raportoi se humbën jetën shtatë njerëz.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Forcat izraelite i arrestuan gjithashtu mbi 240 palestinezë, përfshirë dhjetëra anëtarë të stafit mjekësor nga spitali Kamal Adwan të premten, përfshirë edhe drejtorin Hussam Abu Safiya, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë dhe ushtrisë izraelite.

Ushtria izraelite pretendoi se spitali po përdorej si qendër komanduese për operacionet ushtarake të Hamasit dhe se të arrestuarit dyshohet se janë militantë. Ajo shtoi se Abu Safiya u mor në pyetje nën dyshimin se është operativ i Hamasit.

Tedros kërkoi lirimin e menjëhershëm të Abu Safiyas dhe tha se spitali Al-Ahli gjithashtu ishte përballur me sulme.

Ai shtoi se OBSH-ja dhe partnerët kanë shpërndarë furnizime bazike mjekësore, ushqim dhe ujë, në spitalin indonezian të Gazës dhe se i transferuan 10 pacientë në gjendje të rëndë në spitalin Al Shifa. Gjatë transferimit, katër pacientë u arrestuan, tha ai.

“Ne i bëjmë thirrje Izraelit të garantojë që nevojat dhe të drejtat shëndetësore të këtyre njerëzve të respektohen”, tha Tedros.

Lufta në Gazë filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./REL

Të këshilluara

Parashikimi/ Mot i kthjellët por i ftohtë

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thel...

07:37

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI