Flash

Dyndje për marrjen e pensionit në Patos, të moshuarit: Duhen më shumë sportele 

Lapsi.al 30 December 2024
Dyndje për marrjen e pensionit në Patos, të moshuarit: Duhen

Vetëm një ditë para ndërrimit të viteve, pensionistët e Patosit janë dyndur në sportelet e Postës, për të tërhequr pensionin dhe bonusin e fundvitit. Ata shprehen tepër të indinjuar për fluksin e krijuar në të vetmen pikë të shpërndarjes së pensioneve, teksa theksojnë se është një situatë e përsëritur.

“Kemi dorëzuar kartat e identitetit prej ditësh dhe ende nuk po mundemi të tërheqim lekët”, thonë të moshuarit, ndërsa shprehen njëherazi se pritja për orë të tëra për ta është e pamundur, sepse mezi qëndrojnë në këmbë.

“Mund edhe të mos i marr dot lekët, është shprehur një e moshuar, por unë kam fëmijët në emigracion dhe do më ndihmojnë, por të tjerët si do ia dalin të festojnë?”

Ndërsa një pensionist i ardhur nga Athina pohon se vonesa në tërheqjen e lekëve i ndryshoi tërësisht planet për fundviti.

“Duhen më shumë sportele ka pohuar ai, pasi një situatë e tillë kaotike është e papranueshme dhe vetëm në Shqipëri ndodh”.

Ndërkohë, në sportelet e postës në Patos tërheqin pensionin jo vetëm pensionistët e qytetit, por edhe të fshatrave, ndërsa sipas tyre gjatë këtyre ditëve posta nuk ka pasur para në dispozicion. Përballë kësaj situate ata kanë kërkuar njëzëri jo vetëm shtim të sporteleve, por edhe më shumë pika të tërheqjes së pensioneve.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI