Flash

Rama: Paga mesatare 1000 euro për administratën shtetërore

Lapsi.al 30 December 2024
Rama: Paga mesatare 1000 euro për administratën shtetërore

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanë tejkaluar objektivat për pagën mesatare në vend. Gjatë fjalës me gazetarët, Rama theksoi se paga mesatare për administratën shtetërore ka shkuar në 968 euro. Sipas Ramës, tavani i 1 mijë eurove është vetëm një shtrirje krahu larg. Rama theksoi se tashmë kanë një administratë të motivuar që ka mundësi të shërbej me dinjitet.

"Kemi shkuar përtej objektivit, që pagat të arrinin në 900 euro. Jemi në 968 euro, tavani i 1 mijë eurove është një shtrirje krahu larg. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes domethënëse të ekonomisë dhe mundësive. Një gjë është të duash të rritësh pagat e pensionet e një gjë është ti rrisësh. Aq më tepër të rriten duke mos vënë në rrezik balancat makroekonikë. Gjetëm një vend të zhytur në borxhe e pluhur, ku vetëm larja e borxheve dhe rikapja e ritmit të financimit të rrugëve të lëna rrugëve që ishin propaganduar si të përfunduara por ishin kontrata të lidhura duke mos pasur paratë, na morën një kohë goxha të madhe. Jemi sot në kushte të tjera, ne nuk kishim një administratë të motivuar dhe që kishte mundësitë të shërbente me dinjitet. Sot e kemi falë transformimit të kalimit të shërbimeve për të cilat deri mbahej radha në shi e diell, dhe paguhej bakshish për të marrë një certifikatë”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI