Flash

Rama: Veliaj protagonist ndryshimi. Po i bëhet gjyqësi alternative

Lapsi.al 30 December 2024
Rama: Veliaj protagonist ndryshimi. Po i bëhet gjyqësi alternative

Kryeministri Edi Rama iu referua sërish akuzave të ngritura nga SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, por edhe ato që kanë si burim origjine mediat.

Rama tha se ndaj Veliajt po vepron një gjykatë dhe prokurori alternative, duke iu referuar politikës dhe mediave.

Ai vlerësoi se Erion Veliaj është një nga udhëheqësit e PS, i votuar për tre mandate në Tiranë dhe protagonist i ndryshimit të kryeqytetit, ndaj të cilit po bëhet gjyqësi alternative.

Lexo më tej: 2024/ Si e serviri Rama kokën e Veliajt në pjatën e SPAK 

“Në kushtet kur një Gjykatë dhe Prokurori alternative është aktivizuar kaq shumë për të linçuar një udhëheqës të PS, kryetarin e Bashkisë së Tiranës i votuar nga populli për tre mandate rresht, protagonistin e transformimit të qytetit me mbështetjen e PS dhe qeverisë, jemi në kushtet kur ka shumë për të menduar dhe shumë për të reflektuar”, tha kryeministri.

Edi Rama: Erion Veliaj është hetuar dënuar në gjykatën e politikës dhe atyre mediatike që janë të angazhuara për të bërë gjyqësi alternative. Gjyqësi alternative do të thotë me mjetet e politikës dhe komunikimit mediatik të vendosë një kolektiv i caktuar njerëzish se kur bëhet fjalë për SPAK-un si organizatë kriminale kur bëhet fjalë për SPAK si Prokurori… Në kushtet kur një Gjykatë dhe Prokurori alternative është aktivizuar kaq shumë për të linçuar një udhëheqës të PS, kryetarin e Bashkisë së Tiranës i votuar nga populli për tre mandate rresht, protagonistin e transformimit të qytetit me mbështetjen e PS dhe qeverisë, jemi në kushtet kur ka shumë për të menduar dhe shumë për të reflektuar.

Ndërkohë që nuk jemi në kushtet kur është shpallur ndonjë akuzë publike me gjithë argumentet përkatës. Jemi në kushtet kur ka fjalëm, thashetheme, SMS, një SMS pa emër në kuptimin që nuk kuptohet kujt i është ngritur, një amulli shumë të ngjashme me një çorbë derrash që nuk mund të jetë arsye për të marrë qëndrime ne sot. Do të shohim evoluimin dhe në kohën e duhur do të mbajmë qëndrimet tona.

Sa i përket tjetrës. Unë nuk i përgjigjem pyetjeve që burojnë nga llumi që rrjedh nëpër ato ulluqet e sistemeve telefonike të kriminelëve. As i afrohem. Dikush më çonte një mesazh për një analist të krimit që më paske nxjerrë një foto të një njeriu në kërkim, ndërkohë që nga ç’kam parë në këto vite dhe ç’kam dëgjuar e kuptuar, ka të tjerë që janë ehuu ku e ku në raport me atë person. Që të dalin në Parlament dhe në media e bëjnë namin e pastaj çojnë mesazhe se kështu e ka politika...

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI