Flash

Rusia i kthen shpinën Assad-it, e konsideron qeverinë e tij të paaftë

Lapsi.al 30 December 2024
Rusia i kthen shpinën Assad-it, e konsideron qeverinë e tij të

Vetëm me ndihmën e Rusisë, presidenti sirian ishte në gjendje të nënshtronte popullin e tij për vite me radhë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, shpjegoi se ndryshimi i shpejtë i pushtetit në Siri rreth tre javë më parë erdhi gjithashtu për shkak të paaftësisë së Bashar al-Assad. Ai nuk arriti dot të shërojë sëmundjet sociale në vend.

“Një nga arsyet e krizës ishte paaftësia e qeverisë së atëhershme për të përmbushur nevojat themelore të popullsisë gjatë luftës së gjatë civile”, shpjegoi Lavrov.

Rusia, krahas Iranit, kishte vepruar si një fuqi mbrojtëse për regjimin sirian deri në rënien e Assad më 8 dhjetor.

Lavrov tha se pavarësisht sukseseve të arritura (edhe falë Forcave Ajrore Ruse), sirianët nuk kishin përjetuar ndonjë përmirësim në kushtet e tyre të jetesës. Shtetet e Bashkuara mbajnë përgjegjësi të konsiderueshme për këtë: kanë pushtuar një rajon të pasur me lëndë të para në veri-lindje të vendit dhe kanë ushtruar presion shtesë mbi qeverinë siriane përmes sanksioneve.

Përparimi çuditërisht i shpejtë i rebelëve islamikë befasoi si Assad-in, ashtu edhe Kremlinin. Kur rebelët morën Damaskun, Assad u evakuua në Moskë në ekzil.

Megjithatë, sundimtari i Kremlinit, Vladimir Putin deklaroi se largimi i Assad-it nga pushteti nuk duhet të shihet si një goditje ndaj përfshirjes ushtarake të Rusisë në Siri që nga viti 2015.

Ndërkohë, sipas aktivistëve, pushtetarët e rinj në Siri kanë arrestuar pothuajse 300 mbështetës të Assad-it në një operacion. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se arrestimet u bënë gjatë një operacioni që ka vazhduar që nga e enjtja në kryeqytetin Damask dhe pjesë të tjera të vendit.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve Sana raportoi gjithashtu për arrestime të "milicëve të Assad-it" në disa provinca. U sekuestruan armë dhe municione.

Të këshilluara

Gjykata Kushtetuese rrëzon Pëllumb Gjokën

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në ‘Sky’ dhe ‘EncroChat’. Deskrip...

16:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI