Flash

Mori euro për favorizim në gjykatë, GJKKO lë në burg policin Cami

Lapsi.al 31 December 2024
Mori euro për favorizim në gjykatë, GJKKO lë në burg

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Shuip Camin, oficerin e policisë gjyqësore në policinë e Dibrës dhe në 'detyrim paraqitje' Aldo Pucën, pasi dyshohen se i ka marrë personit me inicialet A.Sh një shumë prej 3 mijë euro për ta fovorizuar në një procedure gjyqësore.

Prokurorja Dorina Bejko gjatë hetimeve ka konstatuar se personi tjetër Aldo Puca në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, i ngarkuar me hetimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasit A.Sh., me veprimet dhe mosveprimet e tij nuk ka përmbushur në mënyrë të rregullt detyrën ligjore.

Sipas prokurorisë Puca duke qenë në dijeni të komunikimeve me përmbajtje korruptive, ai nuk ka kryer në kohën e duhur ndonjë veprim për referimin e tyre në prokurorinë përkatëse, por ka vepruar pothuaj dy vite më vonë.

Ndaj Shuip Cami SPAK ka ngritur akuzën e “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë ku dënimi shkon deri në 10 vite. E ndërsa për oficerin e prokurorisë Aldo Pucën hetusit thonë se ai po hetohet vetëm për shpërdorim detyre me një mazh dënimi deri në 7 vite burg.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI