Flash

I jepte makinës në gjendje të dehur, arrestohet efektivi i komisariatit në Cërrik

Lapsi.al 31 December 2024
I jepte makinës në gjendje të dehur, arrestohet efektivi i

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë H. B., 57-vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Cërrik.

Sipas policisë, 57-vjeçari, teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur u përfshi në një aksident rrugor, me një tjetër automjet, ku mbeti e plagosur drejtuesja e mjetit. Efektivi akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

‘Arrestimi i këtij punonjësi policie u krye pasi më datë 28.12.2024, rreth orës 18:50, ndërsa drejtonte automjetin “Volkswagen” në rrugën nacionale Cërrik-Gramsh, pranë fshatit Shtëpanjë, ai është përfshirë në aksident rrugor me automjetin “Nissan”, ku si pasojë ka pësuar lëndime/dëmtime drejtuesja e këtij mjeti, shtetasja M. XH. Gjithashtu, nga alkool testi i kryer ndaj shtetasit H. B., përqëndrimi i alkoolit ka rezultuar 1.07 mg/L’, njoftoi sot policia.

 

Të këshilluara

Fituesit dhe humbësit e 2024-s

Ekonomia vendase mori pak frymë për të dytin vit radhazi në vitin 2024, duke lënë pas vështirësitë e krijuara pas tërmetit të 2019-s dhe pandemisë që dha efekte...

07:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI