Flash

Justin Baldoni padit “New York Times” për shpifje

Lapsi.al 1 January 2025
Justin Baldoni padit “New York Times” për shpifje

Justin Baldoni ka ngritur padi ndaj New York Times pas raportimit që ai dhe ekipi i tij i marrëdhënieve me publikun qëndronin pas një fushate shpifjeje ndaj  Blake Lively.

Në padinë prej 87 faqesh, me  një grup prej nëntë paditësish të tjerë, përfshirë kompaninë e tij të prodhimit “Wayfarer Studios”, partnerët e biznesit dhe ekipin e tij të marrëdhënieve me publikun, po padisin New York Times duke kërkuar si dëmshpërblim 250 milionë dollarë. Ata akuzojnë median për shpifje dhe mashtrim.

Pasi aktorja Blake Lively depozitoi padinë për ngacmim seksual ndaj Baldoni, “The Times” publikoi artikullin “‘We Can Bury Anyone’: Inside a Hollywood Smear Machine” të shtunën më 21 dhjetor.

Paditësit poakuzojnë “The Times” për përdorimin e “komunikatave të zgjedhura me kujdes dhe të ndryshuara, të hequra nga konteksti i nevojshëm dhe qëllimisht të përpunuara për të mashtruar” në artikull.

Në përgjigje, New York Times mbrojti artikullin si “të raportuar me kujdes dhe përgjegjësi” dhe  tha se ata planifikojnë të “mbrojnë me forcë” padinë e Baldoni.

“Roli i një organizate të pavarur lajmesh është të ndjekë faktet ku ato çojnë,” tha përfaqësuesi i Times. “Historia jonë ishte raportuar me kujdes dhe përgjegjësi. Ajo u bazua në një rishikim të mijëra faqeve dokumentesh origjinale, përfshirë mesazhet tekstuale dhe email-et që citojmë saktësisht dhe në detaje në artikull. Deri tani, Wayfarer Studios, Z. Baldoni, subjektet e tjera të artikullit dhe përfaqësuesit e tyre nuk kanë treguar një gabim të vetëm. Ne publikuan deklaratën e tyre të plotë në përgjigje të akuzave në artikull gjithashtu. 

Të këshilluara

Justin Baldoni kundër padit Blake Lively

Justin Baldoni thuhet se po përgatitet të paraqesë një kundër-ankesë “shpërthyese” kundër Blake Lively pasi ajo e akuzoi atë për ngacmim seksual në xhirimet e “...

15:57

Jodie Turner-Smith akuzon ish-bashkëshortin

Jodie Turner-Smith ka akuzuar së fundmi ish-bashkëshortin e saj Joshua Jackson se nuk ka paguar mbështetjen e fëmijëve që kur lajmi për divorcin e tyre u bë pub...

16:02

Dua Lipa fejohet me aktorin?

Dua Lipa ka nxitur së fundmi se ajo mund t'i ketë thënë "po" të dashurit të saj, Callum Turner, pas më pak se një viti lidhje. Këngëtarja dhe aktori i Fantas...

15:28

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI