Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Sulmi terrorist në SHBA, çfarë thonë Biden dhe Trump

Lapsi.al 1 January 2025
Sulmi terrorist në SHBA, çfarë thonë Biden dhe Trump

Autoritetet e drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në alert pas sulmit me kamion natën e ndërrimit të viteve, që la pas 10 të vdekur e 35 të plagosur.

FBI, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Prokuroria po hetojnë ngjarjen si një akt terrorist.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e cilësoi incidentin të tmerrshëm, ndërsa bëri thirrje për zbardhje sa më shpejt të ngjarjes.

“Zemra ime është me familjet e viktimave, që thjesht po përpiqeshin të festonin festën. Nuk do të tolerojmë asnjë sulm ndaj asnjë prej komuniteteve të kombit tonë. Autoritetet të arrijnë në fund të asaj që ndodhi sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Presidenti Biden.

Ndërkohë, për sulmin terrorist reagoi edhe Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, i cili shprehu mbështetje për qytetin e Nju Orleans dhe të gjithë ata që po hetojnë tragjedinë.

“Zemrat tona janë me të gjitha viktimat e pafajshme dhe të dashurit e tyre, duke përfshirë oficerët e guximshëm të Departamentit të Policisë së Neë Orleans”, tha Trump në një postim në Truth Social, duke shtuar se “Shkalla e krimit në vendin tonë është në një nivel që askush nuk e ka parë më parë”.

Po ashtu, dëshmitarët okularë rrëfyen tmerrin e përjetuar, teksa kamioni hyri mes turmës që po festonin natën e Vitit të Ri. Dëshmitarët thanë për CNN se “barrikadat mekanike të çelikut nuk ishin ngritur, kur ndodhi sulmi me kamion”.

Barrikadat e çelikut u instaluan në vitin 2017, pas sulmit terrorist me kamion që ndodhi në vitin 2016 në Nice të Francës, që iu mori jetën dhjetëra qytetarëve të pafajshëm.

Të këshilluara

Mbytet varka me emigrantë, zhduken 20 persona

Një varkë me emigrantë është mbytur vonë të martën pasdite, në një distancë të shkurtër nga bregu i Lampedusa. Shtatë persona, mes të cilëve një fëmijë tetë ...

10:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI