Flash

Ndahet nga jeta aktori i "Ace Ventura

Lapsi.al 2 January 2025
Ndahet nga jeta aktori i "Ace Ventura

Aktori John Capodice, i njohur më së shumti për rolet e tij në "Ace Ventura" dhe "Seinfeld", ka nderruar jete  në moshën 83-vjeçare.

Vdekja e aktorit u zbulua në faqen e internetit të Pizzi Funeral Home në New Jersey, i cili e përshkroi Capodice si një "burrë, baba dhe gjysh të përkushtuar".  Homazhi shtoi se ai do t'u mungojë të gjithë atyre që patën kënaqësinë ta takojnë.

Gjatë karrierës së tij prej dekadash, aktori u shfaq në një mori shfaqjesh dhe filmash të profilit të lartë, duke përfshirë "Ace Ventura" së bashku me Jim Carrey.

Ai gjithashtu luajti në "General Hospital" nga viti 1994 deri në 1996, duke luajtur Carmine Cerullo në gjashtë episode të telenovelës.

Ai gjithashtu u shfaq në "CSI", "Law & Order", "Will & Grace", "Melrose Place", "Mad About You", "Six Feet Under", "The West Wing" dhe "Murder, She Wrote". Megjithatë, roli i tij i parë televiziv ishte në "Ryan's Hope" ku ai u shfaq në gjashtë episode si Lloyd Lord.

Homazhet për aktorin e dashur kanë qenë të shumta në rrjetet sociale, teksa fansat kanë kujtuar rolet e shumta të Capodice ndër vite.

Një fans shkroi në X, “Pusho në paqe, John Capodice. Fansat e @GeneralHospital do ta kujtojnë atë si babain e Lois, Carmine Cerullo, por unë do të kujtoj vitet kur ai jetonte pranë meje, i dashuronte nipërit e tij dhe i pëlqente të hante jashtë në restorantet lokale."

Një fans i dytë shkroi: “Ai ishte thjesht një njeri i mrekullueshëm!", ndërsa një i tretë thjesht shtoi, "RIP John Capodice".

Capodice ka lënë pas gruan e tij Jane, vajzat Tessa De Pierro dhe Cassandra Hansen dhe katër nipër e mbesa: David, Jake, Frankie dhe Giuliana.

Të këshilluara

Justin Baldoni kundër padit Blake Lively

Justin Baldoni thuhet se po përgatitet të paraqesë një kundër-ankesë “shpërthyese” kundër Blake Lively pasi ajo e akuzoi atë për ngacmim seksual në xhirimet e “...

15:57

Jodie Turner-Smith akuzon ish-bashkëshortin

Jodie Turner-Smith ka akuzuar së fundmi ish-bashkëshortin e saj Joshua Jackson se nuk ka paguar mbështetjen e fëmijëve që kur lajmi për divorcin e tyre u bë pub...

16:02

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI