Flash

Sherri në Sarandë, arrestohen 4 policë e katër persona të tjerë

Lapsi.al 2 January 2025
Sherri në Sarandë, arrestohen 4 policë e katër persona

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka vënë në pranga tetë persona për konfliktin me sende të forta përballë një restoranti në Sarandë.

Nga të arrestuarit, katër janë punonjës policie. Ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Kujtojmë se në fshatin Gjashtë të Sarandës, përballe një biznesi restorant, janë konfliktuar me sende të forta disa persona dhe nga verifikimet dhe veprimet e kryera, janë identifikuar Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi, të cilët janë dëmtuar me sende të forta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Këta persona janë konfliktuar me punonjësit e policisë Inklid Sulejmani, Alvaro Sulejmani, Mihal Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, si dhe Shemsho Sulejmani, Beqir Çocka, Kristian Xhaferi, Igli Duka, Delars Duka dhe Kejvi Sulejmani

Gjithashtu, të përfshirë kanë qënë edhe Indi Nexhipi dhe Orgito Brehama, të cilët janë konfliktuar me punonjësit e policisë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP (këqyrja në vendin e ngjarjes, këqyrja e kamerave dhe deklarimet e marra) ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Punonjësit e policisë:

1. Alvaro Sulejmani, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë (I dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”)

2. Inklid Sulejmani, me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë

3. Mihal Sulejmani, student në Akademinë e Sigurisë

4. Ergis Sulejmani, me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë

U ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit E. N. dhe A. N.

Janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit I. D. dhe B. Ç.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparatë celularë.

Të këshilluara

Parashikimi/ Nga nesër ndryshon moti

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me alterni...

16:57

Trafik i rënduar në dalje të Elbasanit

Trafik i rënduar në rrugën Librazhd-Elbasan. Ky trafik është shkaktuar për shkak të fluksit të lartë të vizitorëve që zgjodhën të kalojnë ditët e para të 202...

16:32

Shkon për gjykim dosja Toyota Yaris

SPAK dorëzon zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Yaris”. Të pandehur janë 4 persona, ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja e policisë...

12:23

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI