Flash

Sondazhi/ 75% e të rinjve shqiptarë 14-28 vjeç nuk janë në asnjë lidhje romantike

Lapsi.al 2 January 2025
Sondazhi/ 75% e të rinjve shqiptarë 14-28 vjeç nuk janë

Revolucioni digjital gjithnjë i bën gjithnjë e më shumë gjeneratat e reja jo sociale. Shumica e të rinjve aktualisht nuk preferojnë të jenë në asnjë lloj marrëdhënie romantike, e domosdoshme për krijimin e familjes.

Një sondazh me 680 të rinj të moshës 14 -29 vjeç në Shqipëri gjatë periudhës shkurt-mars 2024, i cili u udhëhoq nga Fondacioni “Friedrich-Ebert-Stiftung” gjeti se rreth 75% e të rinjve të pyetur nuk ishin në një marrëdhënie romantike (74,8 %). Një numër shumë më i vogël, 11.5% janë të martuar, 5.6% janë të lidhur dhe bashkëjetojnë dhe 6.9% janë të lidhur, por nuk jetojnë bashkë.

Nëpërmjet pyetësorit të aplikuar në këtë studim, të rinjtë u prezantuan me disa faktorë të cilët ata do t’i merrnin në konsideratë për të zgjedhur partnerin/en. Faktori më i rëndësishëm për të rinjtë është niveli i edukimit (64,2%). Femrat i japin më shumë rëndësi edukimit (69,6%) në krahasim me meshkujt (58,9%).

Faktori i dytë më i rëndësishëm për zgjedhjen e partnerit/es për të rinjtë është aprovimi i familjes (59,7%). Aprovimi i familjes duket se është më i rëndësishëm për të rinjtë me nivel të ulët edukimi (70,9%). Është interesant fakti se ky faktor ka thuajse të njëjtën rëndësi si për meshkujt (58,1%), ashtu dhe për femrat (61,4%).

Faktori i tretë që të rinjtë e konsiderojnë të rëndësishëm kur zgjedhin partnerin/en është statusi financiar (44,2%). Ky rezultat tregon se perceptimi i të rinjve mbi rolin e statusit financiar në një marrëdhënie ka prirjen të jetë fleksibël dhe potencialisht i ndikuar nga dinamikat sociale dhe ekonomike të vendit.

Gjithashtu 38,9% e të rinjve të pyetur e konsiderojnë origjinën e partnerit/es një faktor të rëndësishëm kur vendosin të fillojnë një lidhje romantike. Edhe pse pjesa më e madhe nuk e konsiderojnë si faktor përcaktues, mund të thuhet se të rinjtë nuk janë krejtësisht indiferentë ndaj rolit që kanë zakonet dhe vlerat e lidhura me origjinën në marrëdhënie.

Të dhënat tregojnë se të rinjtë nuk janë shumë të interesuar për besimin fetar të partnerit/es të/së tyre sepse vetëm 26,9% e tyre e referuan atë si një faktor të rëndësishëm.

Më pak se një e pesta (18,6%) e të rinjve që morën pjesë në studim pohuan se virgjëria është një faktor i rëndësishëm dhe shumë i rëndësishëm kur zgjedhin partnerin/en. Kjo tregon se pjesa më e madhe e të rinjve nuk mendojnë se virgjëria luan një rol të qenësishëm në zhvillimin e një marrëdhënieje pozitive dhe afatgjatë.

Të dhënat tregojnë se të rinjtë nuk janë të prirë të përfshihen në iniciativa sociale dhe se janë edhe më pak të interesuar të angazhohen në aktivitete politike. Në lidhje me këto çështje nuk ka një diferencë gjinore. /Monitor.al

Të këshilluara

Parashikimi/ Nga nesër ndryshon moti

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me alterni...

16:57

Trafik i rënduar në dalje të Elbasanit

Trafik i rënduar në rrugën Librazhd-Elbasan. Ky trafik është shkaktuar për shkak të fluksit të lartë të vizitorëve që zgjodhën të kalojnë ditët e para të 202...

16:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI