Flash

Wanda Nara e tradhtia me Keita Balde: për herë të parë tregon versionin e saj

Lapsi.al 2 January 2025
Wanda Nara e tradhtia me Keita Balde: për herë të parë
Historia e dashurisë mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi duket gjithnjë e më shumë si një telenovelë. Edhe pse të dy janë ndarë dhe Wanda ka nisur një lidhje të re me reperin L-Gante, thashethemet vazhdojnë të fokusohen mbi ta.

Versioni i Wanda Naras mbi tradhtinë me Keita

Dy javë më parë, Simona Gualtieri deklaroi se ish-bashkëshorti i saj, Keita Balde Diao, e kishte tradhtuar me Wanda Nara. Në atë kohë, Wanda ishte e martuar me Icardin dhe thuhet se ajo i kishte dërguar madje foto të tradhtisë përmes WhatsApp-it. Këto pretendime ndezën zhurmën e thashethemeve dhe Wanda vendosi të përdorë një postim klasik fundviti për të treguar versionin e saj të ngjarjeve: Lexo më tej: Wanda ka tradhëtuar Icardi me ish-shokun e skuadres te Inter: sulmuesi i tregon pabesinë gruas së Keita Balde “Kam kaluar Krishtlindjen time të parë larg fëmijëve të mi. Kam dëgjuar gjëra të tmerrshme për veten time dhe më është dashur t’ua heq telefonat që të mos shihnin apo dëgjonin për diçka që nuk jam. Ata e dinë çfarë nëne jam dhe çfarë personi jam, sepse u kam kushtuar çdo minutë të jetës sime. Por nuk ka qenë e lehtë për ata që më duan të dëgjojnë kaq shumë gënjeshtra. Kam punuar shumë dhe jam shpërngulur përfundimisht në vendin tim të lumtur dhe të sigurt, në vendin tim. Jam kujdesur për shëndetin tim, për mirëqenien e fëmijëve të mi dhe të të gjithë atyre që më rrethojnë. Si çdo grua e ndarë, po e bëj gjithçka vetëm, duke pritur që drejtësia të triumfojë”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Wanda Nara (@wanda_nara)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI