Flash

Policia greke: Jani Aliaj u kap rastësisht

Lapsi.al 3 January 2025
Policia greke: Jani Aliaj u kap rastësisht

Policia greke ka bërë me dije se i shumëkërkuari Jani Alia është kapur rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar si person të dyshimtë teksa ecte në rrugë. Gjatë kontrollit të të dhënave të tij në sistemin elektronik që policët greke mbajnë me vete, ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke dhe për këtë është shoqëruar në stacionin e policisë Moskato për hetime të mëtejshme.

Nga verifikimi i mëtejshëm në sistem, rezultoi se ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante dënim me burgim të përjetshëm plus 2 vjet plus 12 muaj për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për ngjarje të ndodhura në vitin 2006 në Athinë.

Gjithashtu rezultoi se Alia kërkohej në nivel ndërkombëtar për dy raste vrasjesh, të ndodhura në Shqipëri në tetor 2015 dhe maj 2016. Mësohet se identitei që përdorte Jani Alia ishte Aleksan Kreshnik me vitlindje 1976.

JANI ALIA

Më 2023, Apeli i GJKKO-së i sekuestroi atij pasurinë, e cila dyshohet se është vendosur në mënyrë ilegale. Alia me origjinë nga Tepelena akuzohet për vrasjen më datë 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në një lokal në ish-Bllok. Shkak për vrasjen e Çiços dyshohet se ka qenë hasmëria mes rivalëve, e nisur në Greqi, kur të dy ishin në burg.

Alia kishte qenë në burg për vrasje, ndërsa Çiço për trafik droge. Policia dyshonte se shkak ka qenë fakti se Elton Çiço, gjatë një konflikti në burg në vendin fqinj, e kishte plagosur Jani Alinë. Dyshohet se konflikti kishte vijuar edhe në Shqipëri, ku Alia ishte plagosur edhe në Gjirokastër.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI