Flash

Burg shqiptarit në Greqi, terrorizon ish-bashkëshorten dhe të bijën 10-vjeçare

Lapsi.al 4 January 2025
Burg shqiptarit në Greqi, terrorizon ish-bashkëshorten dhe të

Një 45-vjeçar shqiptar ka terrorizuar ish-bashkëshorten e tij dhe vajzën 10-vjeçare në Greqi në ditën e Vitit të Ri. Mësohet se shqiptari është futur ilegalisht në Greqi dhe më pas më pas ka tentuar të hyjë në banesën e tyre duke thyer xhamat. Në momentin që nuk ka arritur të hyjë nga dritarja, ai ka dëmtuar makinat e parkuara.

Sipas ish-bashkëshortes së tij, 45-vjeçari, në natën e ndërrimit të viteve, ka shkuar në shtëpinë e saj pasi kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe ka thyer xhamat, duke tmerruar vajzën e tyre 10-vjeçare. Kur ajo i ka kërkuar të largohet, i pandehuri ka hyrë në makinën e tij dhe ka përplasur dy makina të parkuara, duke i shkaktuar dëme. Kur u gjet nga autoritetet policore, 45-vjeçari i bëri rezistencë arrestimit dhe nuk pranoi t’i nënshtrohej testit të alkolit.

Dërsa doli dje para gjykatës, 45-vjeçari shqiptar ka kërkuar falje dhe ka pranuar se kishte konsumuar alkool para se të shkonte në shtëpinë e ish-bashkëshortes. Ai ka pranuar gjithashtu se kishte hyrë ilegalisht në Greqi në këmbë, rreth 20 ditë më parë. Arsyeja që i ka shkaktuar dëm shtëpisë së nënës së fëmijës së tij, sipas tij, ka qenë se ka dashur të festojë ditëlindjen e vajzës së tyre me ta, por ajo nuk e ka lënë.

Gjykata e shpalli fajtor 45-vjeçarin për hyrje të paligjshme në vend, dhunë në familje, dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe refuzim për t’iu nënshtruar testit të alkolit, duke e dënuar me 18 muaj burg, 3700 euro gjobë dhe heqjen e lejes së drejtimit për dy muaj.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI