Flash

Vijojnë paqartësitë politike në Korenë e Jugut, protesta kundër presidentit Yoon

Lapsi.al 4 January 2025
Vijojnë paqartësitë politike në Korenë e Jugut,

Mijëra protestues u mblodhën në qendër të Seulit të shtunën për të kërkuar arrestimin e menjëhershëm të presidentit të shkarkuar nga parlamenti të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol. Protestuesit dënuan vendimin e tij për të sfiduar përpjekjet e hetuesve për ta arrestuar të premten.

“Nën drejtimin e Yoon Suk Yeol, policia i shtypi protestuesit me forcë. Ndjej zemërim të madh sepse policia po tregohet kaq e pabindur duke mos zbatuar urdhrin e arrestit për të”, tha një protestues kundër presdientit Yeol.

“Shpresoj që secili prej nesh të bashkohet që vendi ynë Koreja e Jugut të lëvizë drejt një demokracie të vërtetë”, tha një tjetër.

Hetuesit e Koresë së Jugut i kërkuan përsëri Presidentit në detyrë të vendit të shtunën që të urdhërojë shërbimin e sigurisë presidenciale që të zbatojë një urdhër arresti për Presidentin e shkarkuar nga parlamenti Yoon Suk Yeol.

Agjencia kundër korrupsionit e vendit tha se i tërhoqi hetuesit e saj për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre, pasi forcat e ruajtjes presidenciale nuk i lejuan ata të hynin në rezidencën e zotit Yoon për orë të tëra.

Po ashtu mbështetës të Yoon dolën në rrugë, në përkrahje të tij.

“Tani, vendi ynë po lufton kundër agjentëve kinezë dhe atyre që i nënshtrohen socializmit. Por ne do të shërohemi shpejt. Presidenti ynë, Yoon Suk Yeol është në ballë të kësaj lufte”, deklaroi një protestues pro presdientit Yeol.

“Tetë vjet më parë, ata hoqën padrejtësisht presidenten Park Geun-hye dhe tani ata po përpiqen të largojnë edhe presidentin Yoon, bazuar në akuza absurde. Nuk ka asnjë problem nëse presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme”, deklaroi një tjetër mbështetës i presdientit Yeol.

Ngjarjet e të premtes ndodhën në vazhdën e një muaji të trazuar politik që filloi me 3 dhjetor, kur presidenti Yoon, një ish prokuror konservator, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme u shfuqizua shpejt nga ligjvënësit, të cilët më vonë votuan për të shkarkuar Yoon dhe pezulluan kompetencat dhe detyrat e tij presidenciale, por vendimi përfundimtar për shkarkimin e tij tani është në duart e Gjykatës Kushtetuese e vendit. Yoon e ka mbrojtur dekretin e tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si një akt të domosdoshëm qeverisjeje./ VOA

Të këshilluara

Dyshimet/ A u helmua vërtetë Assad?

Prej një dite ka pretendime se është bërë një tentativë helmimi ndaj diktatorit të rrëzuar Bashar al-Assad. Tirani sirian i rrëzuar ka qenë nën mbrojtjen e V...

17:46

Mbytet varka me emigrantë, zhduken 20 persona

Një varkë me emigrantë është mbytur vonë të martën pasdite, në një distancë të shkurtër nga bregu i Lampedusa. Shtatë persona, mes të cilëve një fëmijë tetë ...

10:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI