Flash

Barcelona, ortakët kërkojnë dorëheqjen e Joan Laporta për çështjen Olmo-Victor

Lapsi.al 5 January 2025
Barcelona, ortakët kërkojnë dorëheqjen e Joan Laporta
Dhjetë grupe shoqatash të lidhura me Barcelonën kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit të klubit, Joan Laporta, dhe bordit të tij drejtues. Në një komunikatë të shpërndarë sot, e diel, më 5 janar, grupe, platforma dhe shoqata të lidhura me klubin katalanas, përfshirë “Sí al Futuro,” e përfaqësuar nga Víctor Font, dhe “Som un Clam” e Joan Camprubí, i kanë bërë thirrje presidentit të tërhiqet pas dështimit për të regjistruar lojtarët Dani Olmo dhe Pau Víctor, për shkak të mosrespektimit të afateve të përcaktuara më 31 dhjetor 2024. Çështja Dani Olmo dhe Pau Víctor është kthyer në një skandal të vërtetë. Në orët e fundit, Federata Spanjolle e Futbollit dhe La Liga, përmes një deklarate të përbashkët, kanë refuzuar dhënien e licencës përfundimtare për dy lojtarët e Barcelonës, të cilët tani janë të lirë të firmosin për klube të tjera. Megjithatë, presidenti Laporta nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe është gati t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Sportit (CSD) për të kërkuar regjistrimin e përkohshëm të lojtarëve, madje edhe gjykatës së drejtësisë së zakonshme, nëse është e nevojshme. Lexo më tej: Klubet kundër La Liga nëse regjistrohet Dani Olmo: mendohet anulimi i kampionatit Shumë klube spanjolle kanë kërcënuar me veprime ligjore në rast se Dani Olmo dhe Pau Víctor regjistrohen nga Barcelona. Situata në nivelet më të larta të futbollit spanjoll është e tensionuar dhe vazhdon të përshkallëzohet.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI