Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

KLSH: Të dhënat e Censit të shqiptarëve nuk po mbahen në vend të sigurt

Lapsi.al 5 January 2025
KLSH: Të dhënat e Censit të shqiptarëve nuk po mbahen

"Të dhënat e shqiptarëve të mbledhura për Censin 2023 nuk janë ruajtur siç e kërkon ligji. Mjedisi i kontraktuar për grumbullimin e materialeve ka qenë një garazh me qira mujore 420 mijë lekë dhe të dhënat e popullsisë kanë pasur risk të lartë keqpërdorimi".

Ky është përfundimi që arrin KLSH pas auditimit të kryer ndaj INSTAT, ku në raport thuhet se skuadra e ngritur në këtë proces për sigurimin e një ambienti me qira për vendosjen e pajisjeve elektronike të cilat shërbejnë për mbledhjen e të dhënave të popullsisë dhe banesave ka rrezikuar në mënyrë të ndjeshme parimet e sigurisë së të dhënave sensitive si dhe konfidencialitetin e tyre.

Instituti i Statistikave i kërkoi ministrisë së mbrojtjes si fillim një hapësirë prej 650 m2 minumimi të ndarë në 3 dhoma, ku nënvizonte që "materialet është shumë e rëndësishme që të ruhen në kushte larg lagështirës, dëmtimit dhe aksesit të pa autorizuar dhe ruajtje fizike 24 orë”. Mirëpo në mungesë të një vendi të tillë të lirë, INSTAT lidhi kontratë me një subjekt tregtar për një magazinë me qira që auditimi i KLSH e vlerëson si hapësirë të papërshtatshme; e cila është monitoruar nga ora 22:00-6:00 për 8 orë nga një roje fizike.

“Nga auditimi i Projektit të Cens-it 2023 u konstatua se INSTAT ka detyrimin të marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar hyrjen e paautorizuar në instalimet ku të dhënat personale të censit mbahen. INSTAT-i duhet t’i trajtojë të dhënat e mbledhura, të përpunuara e të ruajtura të censit si rreptësisht konfidenciale duke mos lejuar individët dhe njësitë e tjera statistikore të identifikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Grupi i ngritur nga titullari i INSTAT cenon parashikimet ligjore.

INSTAT nuk i është përmbajtur specifikimeve të sipërfaqeve sipas kërkesës fillestare drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gjatë procesit të marrjes me qira të ambientit nga lidhja e kontratës bashkë me amendimin e kryer, i gjithë procesi ka qenë i pa argumentuar dhe i pa studiuar. Njësia ku magazinoheshin tabletat ambienti nuk ishte i pajisur me sistem kondicionimi kishte lagështirë në një pjesë të saj, si dhe objekti i marrë me qira aksesohej nga disa hyrje”, - thuhet në raport.

Në raport theksohet se KLSH ka kryer verifikimin e hapësirës të kontraktuar me qira, dhe është vënë re në kundërshtim me ligjin për censin, se njësia garazh është përdorur si parkim gjatë dorëzimit të të dhënave për procesin e CENS 2023; ndërsa aktualisht ky mjedis nuk ka asnjë material brenda dhe nuk përdoret më nga INSTAT por vazhdon të paguhet qira mujore…

“Nga ana e Titullarit të Institucionit në bashkëpunim me strukturat drejtuese në INSTAT të merren masat e nevojshme për ngritjen e një grupi pune me qëllim analizimin e problematikave të konstatuara në lidhje me procesin e përzgjedhjes së ambienteve dhe pas evidentimit të mangësive në lidhje me kushtet e sigurisë, të kryhen përmirësimet konkrete duke rishikuar kushtet e kontratës së qirasë, me qëllim parandalimin në të ardhmen për rreziqet e mundshme nga humbja e të dhënave sensitive në kuadër të Projektit të Cens-it 2023, si dhe të nxirren përgjegjësitë përkatëse mbi mospërputhjen e specifikimeve teknike”, thuhet në raportin e auditimit.

Nga 7700 tableta të blera në kuadër të CENSIT 2023, auditimi zbulon se 737 pajisje elektronike vijojnë të jenë në përdorim për projekte të tjera dhe nuk është finalizuar ende procesi i mbledhjes totale të tyre. /Top Channel

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI