Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Rishfaqet Erion Veliaj: Nuk dorëzohem nga letrat anonime

Lapsi.al 5 January 2025
Rishfaqet Erion Veliaj: Nuk dorëzohem nga letrat anonime

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj stisi një udhëtim në autobus me disa pensionistë për të dhënë një tjetër mesazh për hetimet që SPAK po kryen ndaj tij. Në një video të shpërndarë nga bashkia e Tiranës, shihen se si disa pensionistë i thurin lavde Veliajt “se e ka bërë dritë kryeqytetin”, ky i fundit shprehet se nuk dorëzohet nga letrat anomime.

“Nuk dorëzohem, mos ki merak! E di për çfarë ma thua, por nuk dorëzohem. Po të duan, le ta marrin me votë, por me hile e anonime jo... Po t’i kenë votat, e lë vetë dhe iki, por...

S’ta fal njeri suksesin, meazallah! Me sa duket, kështu është ndarë, ca do bëjnë punën…

LEXO EDHE: “Me pikë dhe prejse” të gjithë detajet që parathonë rënien e Lalit

Nuk dorëzohem unë me këta personazhe, se nuk e meritojnë! U them këtyre shokëve të mi - se kemi shokë edhe nga e djathta, kemi qenë në një shkollë bashkë - po më thatë që keni ndërtuar një shkollë të re, e lë unë këtë punë që tani, se do të thotë që dini të bëni një punë.

Por, të mos kesh bërë asnjë shkollë e t’i thuash tjetrit që ka ndërtuar 45, rri tani ti, hajde me letra anonime! Ua thashë, iku ai sistemi i letrave anonime. Po jeni burra, shkoni te fleta e votimit, nëse keni vota dhe mbështetje në popull. Megjithatë, duhet ecur përpara” – dëgjohet të thotë Veliaj.

Kjo ishte dalja e parë e Veliaj për këtë vit pas urimit në mesnatën e ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej. Ai i ka rralluar së tepërmi daljet publike pas hetimeve të SPAK ndaj tij për korrupsion aktiv dhe pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

LEXO EDHE: Veprimet e SPAK me Veliajn, shpërthejnë konfliktin e vjetër me Ballukun në PS

Veliaj u thirr në SPAK në 26 dhjetor ku qëndroi mbi 5 orë. Pas kësaj ai u largua në SHBA ku nuk dihet se kë takoi për t’u rikthyer vetëm ditën e fundit të vitit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI