Flash

Berisha: Çmimet e naftës vijnë edhe për shkak të kontrabandës qeveritare

Lapsi.al 6 January 2025
Berisha: Çmimet e naftës vijnë edhe për shkak të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se është qeveria që ndikon në këtë çmim të lartë të naftës, me parimin se ata që kanë makina, kanë edhe para për të blerë. Berisha tha se nafta nuk mund të kontrabandohet pa bekimin direkt të qeveritarëve dhe pjesëmarrjes së tyre.

Ai shtoi se Shqipëria kishte në vitin 2024, 868 mijë automjete dhe se Kosova ka gjithsej 445 mijë automjete, por Kosova, sipas tij, me gjysmën e automjeteve të Shqipërisë, e cila nuk nxjerr asnjë ton naftë, zhdoganon 630 mijë ton naftë, kundrejt Shqipërisë me 550 mijë ton naftë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pra, është qeveria me absurditetin dhe pangopshmërinë e saj që ndikon në këtë çmim, në parimin se ata që kanë makina, kanë edhe para për të blerë. Po se kjo ndikon te të gjithë qytetarët në çmimet e mallrave që blejnë, kjo ka pak rëndësi për ta. Por edhe ata që kanë makina, pjesa dërrmuse e tyre janë të mesëm dhe poshtë në të ardhurat që kanë. Dhe është një qëndrim totalisht i vjetër, anakronik. Për vete shëtit me ‘Ismailin’, 21 milionë euro me 140 fluturime, kurse shqiptarët, thotë, makinat nuk duhet t’i përdorin ose le të bëjnë ç’të duan.

Por a është vetëm kjo shkaku i këtij çmimi stratosferik? Jo, nuk është vetëm kjo. Cila është tjetër? Kontrabanda qeveritare e naftës. Të dashur qytetarë dhe qytetare, nafta nuk mund të kontrabandohet pa bekimin direkt të qeveritarëve dhe pjesëmarrjes së tyre. Po nga dalin të dhënat për këtë kontrabandë? Shqipëria kishte në vitin 2024, 868 mijë automjete. Kosova ka gjithsej 445 mijë automjete, pra pothuajse gjysëm për gjysëm më pak. Por Kosova, me gjysmën e automjeteve të Shqipërisë, e cila nuk nxjerr asnjë ton naftë, zhdoganon 630 mijë ton naftë, kundrejt Shqipërisë me 550 mijë ton naftë.

Po, janë të dhëna zyrtare këto.

Urdhëroni se çfarë ndodh, gjykojeni vetë, në një kohë kur Shqipëria prodhon rreth 1 milion ton naftë, Kosova nuk prodhon asnjë litër. Maqedonia nuk prodhon asnjë litër, por cmimet atje janë të paktën 40 përqind më të ulëta se në Shqipëri. Besoj se paraqitëm këtu disa të dhëna të abuzimit qeveritar të tmerrshëm me naftën. Pra, për t’u theksuar, Shqipëria në vitin 2013 me 480 mijë automjete, zhdoganonte 700 mijë ton naftë. Kurse Shqipëria sot me dyfishin e automjeteve, zhdoganon 630 mijë ton naftë. Nafta, siç e shihni, është ari i zi me të cilin qeveritarët dhe kontrabandistët vjedhin më shumë se me çdo gjë.

Tani, edhe njëherë e them, kontrabanda e naftës është kontrabandë qeveritare. Transportohet me tren ose anije.

Në vitin 2013, kishte 30 kompani të licencuara për naftën, sot janë reduktuar në 5 kompani.

Të këshilluara

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në SPAK

Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj ndaj tij. Berisha do të paraqitet në ...

10:08

Berisha niset nga banesa drejt SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është nisur nga banesa e tij për tu paraqitur sot në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqi...

09:56

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI