Flash

Kush ka pagën 100 mijë lekë në muaj duhet të deklarojë të ardhurat brenda 30 marsit

Lapsi.al 6 January 2025
Kush ka pagën 100 mijë lekë në muaj duhet të

Të gjithë ata persona që kane të ardhura vjetore mbi 1 200 000 leke ose marrin një pagë mujore mbi 100 000 lekë tashmë janë subjekte të Deklaratës Individuale të të Ardhurave Personale ose siç njihet ndryshe DIVA. Pragu i mëparshëm për subjektet deklaruese ishte 2 000 000 lekë.

Të gjithë deklaruesit duhet të bëjnë kujdes me afatin e deklarimit.

“Ajo që ka shumë rrezik për të marrë penalitete është ndryshimi i afatit të fundit, që ka qenë 30 prill dhe tani do të jetë 30 marsi,” - tregon Etleva Treska, kontabiliste e miratuar.

Ekspertja rendit gjithashtu kategoritë më kryesore të deklaruesve.

“Në vend të parë janë të dypunësuarit, ata në kufirin e të ardhurave mbi 1 200 000, ata që kanë bërë një shitje ose kanë pasur të ardhura mbi 500 mijë lekë, si dhe personat që bëjnë deklarimin e tatimit në burim – tashmë nuk bëhet më në baza mujore, por në deklarimin vjetor të të ardhurave personale,” shpjegon znj. Treska.

Ndërkohë penaliteti për personat që nuk deklarojnë është ulur nga 5 000 lekë në 3 000 lekë. 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI