Flash

Lufta në Ukrainë, Macron: Do shkatërrohemi nëse fiton Moska

Lapsi.al 6 January 2025
Lufta në Ukrainë, Macron: Do shkatërrohemi nëse fiton Moska

Zgjidhja në Ukrainë nuk do të jetë e lehtë. Këtë fakt e ka bërë të ditur presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Në fjalimin e mbajtur para ambasadorëve francezë në botë, shefi i Elysse theksoi se asnjë paqe pa ukrainasit nuk është e sigurt dhe asnjë zgjidhje për sigurinë në Europë nuk do të gjendet pa europianët.

“Le të mos kemi iluzione dhe mendoj se po bëhet gjithnjë e më e qartë për të gjithë, nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë dhe të lehtë në Ukrainë. Vetë Presidenti i ri amerikan (Donald Trump) e di se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë shans fitoreje nëse Ukraina humbet, dhe unë do ta them shumë thjesht, në Ukrainë nuk duhet të gjendet asnjë zgjidhje për sigurinë pa ukrainasit, asnjë zgjidhje për sigurinë në Evropë nuk do të gjendet pa evropianët. Asnjë zgjidhje e shpejtë që mund të sjellë kapitullimin e Ukrainës nuk mund të jetë e mirë për evropianët dhe amerikanët”, tha Emmanuel Macron.

Për Macron, “besueshmëria” e perëndimorëve do të “shkatërrohej” nëse ata do të pranonin të bënin “kompromis” për shkak të “lodhjes” së konfliktit, duke deklaruar se ukrainasit duhet të “fillojnë diskutime realiste për çështje territoriale”, pasi “vetëm ata mund ta udhëheqin atë proces”.

Macron ftoi SHBA të japë ndihmën e saj për të sjellë Putin në tryezën e negociatave: “Dhe në thelb, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të na ndihmojnë të ndryshojmë natyrën e situatës dhe të bindin Rusinë të vijë në tryezën e bisedimeve. Ukrainasit duhet të sjellin diskutime realiste për çështje territoriale dhe vetëm ata mund t'i udhëheqin ato”.

Sakaq, bëhet e ditur se forcat e armatosura ruse kanë pushtuar qytetin Kurakhove në Ukrainën lindore. Njësitë ruse kanë “çliruar plotësisht qytetin më të madh në jugperëndim të Donbasit”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në Telegram.

Kapja e "qendrës së rëndësishme logjistike" do të bënte të mundur pushtimin e pjesës tjetër të rajonit të Donetsk "me një ritëm të përshpejtuar". Qyteti industrial, ku jetonin rreth 22 000 njerëz para fillimit të ofensivës ruse në shkurt 2022, ndodhet në një rezervuar, në brigjet e të cilit ka edhe një termocentral.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI