Flash

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Rama pret në Vlorë një nga rabinët më të pasur të Izraelit

Lapsi.al 6 January 2025
Rama pret në Vlorë një nga rabinët më të pasur
Kryeministri Edi Rama njoftoi në rrjetet sociale se ka pritur në vendin tonë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto. Me të ka udhëtuar deri në Vlorë ku i ka premtuar se do të ngrihet një muze hebraik. “Me nder dhe përulësi pata privilegjin të mikëpres për herë të dytë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri — një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte një privilegj të vizitoja me të Vlorën, qytetin ku hebrenjtë u vendosën shekuj më parë dhe në zonën që dikur ishte lagjja e tyre, së shpejti do të fillojmë ndërtimin e një Muzeu të bukur Hebraik" - shkruan Rama. Sipas të dhënave që gjenden në internet, Yoshiyahu Yosef Pinto është një rabin ortodoks izraelito-maroken që drejton një organizatë globale të quajtur “Mosdot Shuva Israel” me qendër në qytetin izraelit të Ashdod dhe në New York. Revista “Globes” e emëroi atë në 2012 si një nga 10 rabinët më të pasur në Izrael. Ai është përballur edhe me një sërë çështjesh ligjore dhe u deklarua fajtor në shtator 2014 për ryshfet ndaj një oficeri policie të rangut të lartë izraelit. Ai u dënua më 12 maj 2015 me 1 vit burg dhe me 1 milion shekelë gjobë. Ai filloi të vuante dënimin me burg më 16 shkurt 2016. Pas lirimit të tij, ai u bë Rabini Kryesor i Marokut në 2019. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI