Flash

Dëshmia e Dumanit/ Gentian Sharra: Kisha 2 mln euro tendera, nuk grabisja Rinasin!

Lapsi.al 7 January 2025
Dëshmia e Dumanit/ Gentian Sharra: Kisha 2 mln euro tendera, nuk grabisja

Dëshmia e Nuredin Dumanit, vrasësit me pagesë që tani është bashkëpunëtor i drejtësisë ka vazhduar me dyer të mbyllura në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor “Plumbi i Artë”.

Gjatë kësaj seance, Dumani është përballur me ata që i ka implikuar në krime të rënda, si vrasje dhe grabitje.

Por njëri prej tyre, Gentjan Sharra ka pretenduar se në kohën kur Dumani e përfshin në një nga grabitjet e Rinasit, ai kishte bizneset e tij dhe kishte fituar tendera me vlerë gati 2 milionë euro. Për më tepër, Sharra tha në seancë se posedonte një automjet me vlerë 50 mijë euro. Duke deklaruar një pjesë të pasurisë së tij, Sharra vë në dyshim vërtetësinë e dëshmisë së Nuredin Dumanit që e përfshin në një grabitje për të fituar disa mijëra euro.

https://lapsi.al/2022/06/29/patronazhisti-gent-sharra-nga-grabitjet-me-dumanin-te-perfitimi-i-fondeve-publike-ne-elbasan/

Po ashtu, Petrit Qoli, një tjetër i arrestuar, ka thënë se është mbajtur në arrest për tre vjet për shkak të deklaratave të Dumanit dhe se kjo ka lënë jashtë një grua që ai e dashuron.

Ndërkohë, Enver Diva i ka kërkuar gjykatës që, pas përfundimit të dëshmisë së Dumanit, e cila po kontestohet nga të arrestuarit dhe avokatët, gazetarët të lejohen në sallë për të raportuar versionin e tyre.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI