Flash

Fjalimi i Ibrahimovic në dhomat e zhveshjes: "Sergio, mirë që ishe me temperaturë..."

Lapsi.al 7 January 2025
Fjalimi i Ibrahimovic në dhomat e zhveshjes: "Sergio, mirë
Pas fitores spektakolare me përmbysje ndaj Interit, që në minutat shtesë i dhuroi Milanit Superkupën e tetë të Italisë në histori, Zlatan Ibrahimovic, Këshilltar i Lartë i RedBird për kuqezinjtë, mbajti një fjalim para lojtarëve në dhomat e zhveshjes së stadiumit “King Saud University” në Riad, dhe klubi e publikoi videon në rrjetet e tij sociale.

FJALËT E IBRAHIMOVIC

“Arritëm një nga objektivat tona - filloi Ibrahimovic -. Ajo që kërkonim ishte një reagim: kjo (duke treguar trofeun, shënim red.) është reagimi ynë. Para se të flas, dua të përgëzoj trajnerin dhe stafin e tij: në pak ditë keni bërë një punë të shkëlqyer (duartrokitje). Më mirë që kishe temperaturë, Sergio, përndryshe do të kishte plasur më shumë se një televizor… Përgëzime edhe për lojtarët (duartrokitje). Këtë trofe e fituat me djersë, sakrificë dhe dëshirë për të fituar. Kur një skuadër ka këtë dëshirë për të fituar, është e vështirë ta mundësh, është e vështirë, djem… Kur e nisëm kampionatin, ju thashë se gjithçka varet nga ne, sepse gjithçka është në kokë. Sot e treguat. Tani kthehemi në Itali, marrim këtë mentalitet dhe rikuperojmë pikët për të qenë aty ku duhet të jemi. Pastaj, përgëzime edhe për të gjithë ata që ishin me ne në skuadër (duartrokitje): është edhe merita juaj, edhe pse nuk jeni të famshëm apo në fushë, por jeni të rëndësishëm po aq sa ata që luajnë. Djem, ky është Milani, ne luajmë për këto trofe: kush dëshiron të hyjë në historinë e Milanit duhet t’i fitojë këto kupa. Djem, me tre: Forca Milan! Një, dy, tre: FORCA MILAN!”
 
View this post on Instagram
 

A post shared by AC Milan (@acmilan)

MESAZHI I GERRY CARDINALE

Pas trofeut të parë të epokës RedBird, Gerry Cardinale, i cili nuk ishte i pranishëm në Riad, dërgoi një mesazh për skuadrën përmes këshilltarit të tij Ibrahimovic, siç raporton “Corriere della Sera”: “Urime për këtë rezultat të jashtëzakonshëm. Të fitosh këtë kupë dhe ta bësh në një derbi ishte diçka e veçantë dhe diçka për të cilën duhet të ndiheni thellësisht krenarë. Deri tani, sezoni ka qenë sfidues, por shijojeni këtë moment dhe me këtë shtysë kthehuni në Itali për të rivendikuar vendin që i takon Milanit në majat e Serie A. Ju përqafoj të gjithëve dhe jam me ju në çdo moment”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI