Flash

Fotot/ Instalacion 390 mijë euro te sheshi Nënë Tereza

Lapsi.al 7 January 2025
Fotot/ Instalacion 390 mijë euro te sheshi Nënë Tereza

Tirana pritet të ketë një tjetër instalacion këtë herë të parashikuar tek Sheshi Nënë Tereza përballë me Politeknikun. Bashkia e Tiranës njoftoi hapjen e një procedure për këtë instalacion me vlerë 39 milionë lekë apo 390 mijë euro që është titulluar si Tirana Moons apo ‘Hënët e Tiranës’.

Sipas shpjegimit në relacionin arkitektonik struktura modulare ‘Hënë’ është një pavijon sferik i bërë kryesisht prej druri dhe pëlhure.

Sipas shpjegimit të bërë në këtë dokument moduli I ‘hënës’ është i përbërë nga elemente të cilët vendosen mbi njëri-tjetrin në tre faza montimi dhe konceptimi.

‘Fillimisht në fazën 1 moduli përbëhet nga 5 unaza druri të laminuar me teknikë kryq të cilat bashkohen me nyje unazore me njëra tjetrën dhe me bazamentin e betonit me anë të unazave me përshtatje.

Ky bazament qëndron në mesin e çdo unaze dhe vendoset mbi tokë. Në këtë montim unazash më pas në fazën 2 vendosen platforma e dyshemesë e drunjtë mbi një strukturë kuadratike dhe lidhen me nyje kapëse me bazamentin. Gjithashtu vendoset dhe moduli I shkallës së drunjtë në bazën e strukturës së drunjtë.

Në krye të strukturës më pas në fazën 3, vendosen tenda e cila ka një material të papërshkrueshëm nga uji, e cila fiksohet në një strukturë alumini nëpërmjet nyjeve lidhëse në kulm dhe në fund të tendës’ shpjegohet në dokument.

Koha e zbatimit të kontratës parashikohet të jetë 6 muaj teksa afati i fundit për paraqitjen e ofertave nga ana e operatorëve të interesuar është 21 janari./Monitor

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI