Flash

Ndërron jetën personi i parë në SHBA nga gripi i shpendëve

Lapsi.al 7 January 2025
Ndërron jetën personi i parë në SHBA nga gripi i

Një person nga Luiziana, i cili ishte shtruar në spital me simptoma të rënda për frymëmarrjen, vdiq nga gripi i shpendëve duke u bërë rasti i parë në Shtetet e Bashkuara që humb jetën nga sëmundja.

Zyrtarët e shëndetësisë të Luizianës njoftuan për vdekjen të hënën dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve konfirmuan se ishte e para në vend për shkak të gripit të shpendëve.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë thënë se personi ishte mbi 65 vjeç, kishte probleme të mëdha me shëndetin dhe kishte qenë në kontakt me shpendë të sëmurë dhe të ngordhur në oborrin e shtëpisë së tij.

Ata gjithashtu thanë se një analizë gjenetike kishte lënë të kuptohej se virusi i gripit të shpendëve kishte pësuar mutacion në organizmin e pacientit, gjë që mund të ketë shkaktuar një rast më të rëndë sëmundjeje.

Që nga marsi, në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar 66 raste infeksioni me gripin e shpendëve, por rastet e mëparshme kanë qenë të lehta dhe shumica janë zbuluar në mes të fermerëve të ekspozuar ndaj lopëve të sëmura, ose shpendëve.

Një vdekje nga gripi i shpendëve nuk ishte e papritur, thanë ekspertët e virusit. Që nga viti 2003, ka pasur më shumë se 950 infeksione të konfirmuara të gripit të shpendëve në shkallë globale, dhe më shumë se 460 prej tyre kanë vdekur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Virusi i gripit të shpendëve "është një kërcënim serioz dhe historikisht ka qenë një virus vdekjeprurës", tha Jennifer Nuzzo, drejtore e Qendrës për Pandeminë në Fakultetin e Shëndetit Publik të Universitetit Brown.

Studiuesit po punojnë për të vlerësuar rreziqet e versionit aktual të virusit dhe të përcaktojnë se çfarë e bën atë të jetë më i rëndë tek disa njerëz sesa tek të tjerët, tha ajo.

Në një deklaratë, zyrtarët e CDC-së thanë se vdekja në Luizianë është tragjike, por gjithashtu thanë se "nuk ka ndryshime virologjike shqetësuese ... që rrisin rrezikun për shëndetin e njeriut"./ VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI