Flash

PAMJE TE RENDA/ Si u dhunua nga 4 persona 48-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 7 January 2025
PAMJE TE RENDA/ Si u dhunua nga 4 persona 48-vjeçari në Tiranë

Janë publikuar në media pamjet e rënda të dhunimit të 48-vjeçarit, Adriatik Roshi në një berberhane në rrugën “29 nëntori” në Tiranë, ngjarje e ndodhur në 5 janar. Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë duken 4 persona të maskuar që në duar mbajnë armë, por edhe sende të forta si shkopinj dhe një sëpatë.

Ata nisin të godasin barbarisht 48-vjeçarin ndërsa 2 persona të tjerë qëndrojnë jashtë për të bërë roje. Roshi ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve në spital. Policia njoftoi se për këtë ngjarje janë arrestuar 2 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

Dy të ndaluarit janë Gani Koçeku (24 vjeç) dhe Ledio Tusha (31 vjeç) ndërsa në kërkim janë shpallur Luçiano (Tur), Gëzim, Ronald dhe Dino (Abedin) Koçeku.

Policia thotë se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt për motive të dobëta. Dyshohet se ajo lidhet me një sherr të ndodhur në Palasë më 24 gusht të 2024-ës, kur Luçiano Koçeku i njohur ndyshe si Tur Koçeku u sulmua në një lokal nate. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Media greke: Janullatos në terapi intensive

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos, i cili ndodhet për të pestën ditë i shtruar në spitalin “Evangelismos”, vazhdon të jetë k...

19:25

Aksident në Lushnje, plagosen babë e bir

Një aksident është regjistruar sot pranë fshatit Kashar në Lushnjë. Për pasojë janë lënduar Artan dhe Aleksandër Paja (babë e bir) të cilët janë transportuar me...

17:52

Nis gjyqi i dosjes Metamorfoza

Ka nisur gjykimi në themel i dosjes Metamorfoza, pasi ditë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, që të cilësoheshin si të paligj...

16:47

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI