Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Tërmeti i fuqishëm në Kinë, raportohet për më shumë se 50 viktima

Lapsi.al 7 January 2025
Tërmeti i fuqishëm në Kinë, raportohet për më

Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 janë plagosur pas një tërmeti i fuqishëm që goditi rajonin malor të Tibetit të Kinës mëngjesin e së martës, njoftuan mediat shtetërore.

Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës lokale 09:00 kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, i cili gjithashtu tregoi një seri të pasgoditjeve në zonë.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë.

Tërmetet janë të zakonshme në  atë rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.

Shigatse konsiderohet si një nga qytetet më të shenjta të Tibetit. Është selia tradicionale e Panchen Lama, një figurë kyçe e budizmit tibetian, autoriteti shpirtëror i të cilit është i dyti vetëm pas Dalai Lamës.

Qarku Tingri, pranë epiqendrës së tërmetit, është një vend popullore për alpinistët që përgatiten të ngjiten në malin Everest.

Forcat ajrore kineze kanë nisur opercaionet e shpëtimit ndërsa janë dërguar dronë në zonën e prekur, e cila ndodhet pranë malit Everest ku temperaturat janë nën zero.

Si energjia ashtu edhe uji në rajon janë ndërprerë. Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë gjithashtu thirrje për përpjekje të gjithanshme të kërkim-shpëtimit për të minimizuar viktimat dhe për të zhvendosur banorët e prekur.

Ndërsa lëkundjet u ndjenë në Nepal, nuk u raportuan dëme apo viktima, tha për AFP një zyrtar lokal në rajonin Namche të Nepalit, afër Everestit.

Të këshilluara

Dëbora "pushton" SHBA

SHBA-ja është pushtuar nga moti i keq me stuhi dhe ngrica. Pjesa lindore e SHBA është përfshirë nga një stuhi e fuqishme dimërore në zona si Missouri, Illino...

19:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI