Flash

Vrasja e Ramazan Matajt/ Si bashkëpunoi autori i dyshuar me babain dhe vëllain

Lapsi.al 7 January 2025
Vrasja e Ramazan Matajt/ Si bashkëpunoi autori i dyshuar me babain dhe

Telefonatat në celularin e 33-vjeçarit Ramazan Mataj mësohet se ndihmuan në zbardhjen e vrasjes së tij. Sipas informacioneve, dy vëllezërit Hasaj bashkë me babanë Rrustem Hasaj kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa është ndaluar edhe një i afërm i tyre, i cili ka qenë bashkëpunëtor.

Bëhet me dije se pista kryesore e vrasjes së 33-vjeçarit është një konflikt personal mes viktimës dhe njëri prej djemve. Paraprakisht dyshohet se 29-vjeçari Arjon Hasaj është autori kryesor që qëlloi mbi Matajn, ndërsa babai Rrustem Hasaj 59-vjeç dhe vëllai Klinsmani 20-vjeç e ndihmuan.

Ramazan Mataj u ekzekutua më 4 janar 2025, në zonën e Dragoçit, ku u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij. Një nga pistat e hetimit të ngjarjes lidhet me konflikte personale, përfshirë mundësinë e ngacmimeve ndaj vajzave në rrjetet sociale.

Mëngjesin e 5 janarit u raportua se një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë, por për shkak se pranë vendngjarjes ndodhet një lokal dasmash, ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët. Atë mëngjes, rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën brenda automjetit.

Ditën e djeshme babai i 33-vjeçarit që u ekzekutua ka rrëfyer bisedën e fundit me të birin. Fatmir Mataj se komunikimi i fundit me të birin ishte kur 33-vjeçari po largohej nga banesa dhe i tha që do të ikte të takonte një njeri. Ai shtoi se telefonoi të birin, por Ramazani nuk ia hapi telefonin pasi ishte i vdekur.

Ai rrëfeu se djali i tij priste të fejohej dhe se do largohej në Gjermani pasi t’i dilnin letrat, ndërsa theksoi se i biri nuk ka pasur konflikte me asnjë njeri. Fatmir Mataj i bëri thirrje shtetit për zbardhjen e ngjarjes, në të kundërt, deklaroi se ‘do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet’.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI