Flash

Berisha: Ju them si doli Majko në përgjimet e SHISH për trafikantët e armëve

Lapsi.al 8 January 2025
Berisha: Ju them si doli Majko në përgjimet e SHISH për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përsëritur akuzat ndaj deputetit socialist Pandeli Majko. 

"Provat i ka SPAK-u. SHISH ka dërguar ekipe nga Tirana në ndjekje të trafikantëve të armëve dhe drogës, dhe ata kanë vendosur regjistruesit. Dhe aty kanë marrë leje në gjykatë dhe ajo i ka firmosur lejet përkatëse. Në ato tavolina ku qëndronin këta kriminelë është ulur Majko, Ardian Çela i OSHEE-së. Aty ata janë pataksur nga biseda.

Përgjimet janë të ligjshme pavarësisht se është përfshirë një deputet, por regjistrimet kanë vazhduar ku ndaheshin detyrat ku do të bliheshin shtyllat centrifugale që kushtonin 70-80 mijë euro dhe në tendera janë firmosur 500 mijë euro.

I ka kërkuar takim drejtueses së SHISH-it dhe kjo nuk i pret. Nuk ishte ngarkuar SHISH-i i Kukësit, pasi mund të implikoheshin dhe janë realizuar nga ekspertët e Tiranës. Dhe tani Pandeliu i thotë SHISH-it a më keni regjistruar apo jo dhe i thotë që i ka SPAK-u, dhe pas kësaj oficeri i SHISH-it është shkarkuar menjëherë" - tha Berisha që akuzat i ka vijuar edhe për ministrin Taulant Balla.

"Taulant Balla, kam deklaruar në mënyrë të përsëritur, se ai është një kriminel shumë i rrezikshëm. I gjithë agresiviteti merret pikërisht nga mbështetja politike. Taulant Balla bën marrëveshje, ata i thonë na burgos këta dhe votat i ke. Por për t’i burgosur këta, ërveç angazhimit të tij duhej policia, prokuroria dhe gjykata.

Çfarë bëri prokurori Kreshnik Ajazi, vuri të vëllanë të katërtin në listë për deputetë Besjan Ajazin, dhe i arrestoi direkt. Kreshniku ka fshirë regjistrimet ku Balla rezulton i përfshirë në akte kriminale. Dhe këto i kam nga burime të sigurta" - tha Berisha në një intervistë në studion e Ora News. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI