Flash

Conceição te Milani e prapaskena e pazbuluar: ishte dakord për të drejtuar Belgjikën

Lapsi.al 8 January 2025
Conceição te Milani e prapaskena e pazbuluar: ishte dakord

Milan e dëshironte aq shumë Sergio Conceição sa e shkëputi atë nga kombëtarja belge, me të cilën trajneri portugez kishte kohë që ishte në kontakt dhe kishte pranuar një marrëveshje për të zëvendësuar Domenico Tedesco. Qëllimi ishte të rilindnin Djajtë e Kuq pas zhgënjimeve të fundit. Para se të zyrtarizohej largimi i Paulo Fonseca, Conceição kishte biseduar me Federatën Belge të Futbollit përmes një ndërmjetësi ekskluziv, Luciano D’Onofrio, ish-nënkryetar i Standard Liezh, ku trajneri aktual i Milan kishte luajtur në fund të karrierës së tij. Por gjithçka ndryshoi me ndërhyrjen e suksesshme të Ibrahimovic.

Kontaktet mes Federatën Belge për të zëvendësuar Tedesco

Prej muajsh, Federata Belge po punonte për pasardhësin e Domenico Tedesco-s, duke vendosur në marrëveshje me trajnerin italian që ishte koha për një ndryshim, pas rezultateve të dobëta të ekipit. Në dhjetor, kontaktet me kandidatë të ndryshëm u intensifikuan dhe Sergio Conceição, që kishte lënë stolin e Portos në qershor, ishte i përzgjedhuri ideal. Drejtori i ri sportiv i Belgjikës, Vincent Mannaert, pati një bisedë të drejtpërdrejtë me Conceição-n përmes Luciano D’Onofrio-s, ish-drejtuesi i Standard Liezh dhe një figurë me ndikim në karrierën e tij.

Blitzi i Milan: firma me Belgjikën ishte gati

Sipas mediave belge, Milani ndërhyri në mënyrë të papritur dhe prishi marrëveshjen mes Conceição dhe Belgjikës. Një detaj tjetër që tregon afërsinë e marrëveshjes është fakti që dy nga asistentët e tij më të besuar, Siramane Dembelé dhe Vedran Runje (të dy ish-lojtarë të Standard-it), kishin përfunduar procedurat burokratike për të punuar me kombëtaren belge. Priteshin vetëm firmat përfundimtare të Conceição-s, që në Belgjikë ishte zgjedhur edhe si “Lojtari i Vitit” në 2005.

Lexo më tej: Theo DJ, Conceição vallëzon e tymos puron me Superkupën: festë e Milan në zhveshtore

Conceição te Milani: fillim triumfues me Superkupën

Në fund, Milani e siguroi Conceição pas largimit të Paulo Fonseca-s më 29 dhjetor, menjëherë pas barazimit kundër Romës. Më 30 dhjetor, klubi kuqezi zyrtarizoi Conceição-n dhe stafin e tij, përfshirë edhe Siramane Dembelé që e shoqëroi në Milano. Në vetëm 8 ditë, Conceição e nisi aventurën e tij italiane në mënyrë spektakolare, duke fituar Superkupën e Italisë. Milani mundi Juventus-in në gjysmëfinale dhe Inter-in në finale, me dy përmbysje mbresëlënëse që konfirmuan vlerat e trajnerit të ri.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI