Flash

Dënimi me burg, Salianji çon vendimin në Gjykatën e Lartë

Lapsi.al 8 January 2025
Dënimi me burg, Salianji çon vendimin në Gjykatën e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka derguar në Gjykatën e Lartë dënimin me 1 vit burg, të vendosur nga Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm.

Avokatët e Salianji kanë dorëzuar mbi 100 faqe argumente ligjore, duke kundërshtuar vendimin e shkallës së dytë, që e shpalli fajtor për kallëzim të rremë. Sipas tyre, dënimi është i pabazuar dhe kërkojnë rrëzimin e tij nga Gjykata e Lartë.

Relatore e çështjes është caktuar Albana Boksi, por ende nuk është përcaktuar data dhe ora e shqyrtimit.

Që nga data 27 shtator, Salianji ndodhet në burgun e Fierit, pas vendimit të Apelit që la në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Dënimi lidhet me një audio-përgjim ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Gjykata e shpalli Salianjin fajtor për publikimin e këtij audio-përgjimi, duke e cilësuar atë si kallëzim të rremë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI