Flash

Fanellat e dhuruara të Real zhduken nga zhveshtorja e Deportiva Minera: prishet festa

Lapsi.al 8 January 2025
Fanellat e dhuruara të Real zhduken nga zhveshtorja e Deportiva Minera:
Një festë e prishur nga zhdukja e katër fanellave të Real Madrid, të cilat ishin rezervuar për lojtarët e Deportiva Minera si kujtim nga ndeshja historike e 1/16-ve të Copa del Rey mes klubit të famshëm “blanco” dhe ekipit të vogël nga rajoni i Murcias që militon në Segunda Federación, pra divizionin e katërt të piramidës së futbollit spanjoll. Të hënën e kaluar, Deportiva Minera përjetoi një moment që vështirë se do të harrohet kundër Real Madrid, përpara një stadiumi plot me tifozë në Estadio Cartagonova. Rezultati kishte rëndësi relative – për statistikë, ekipi i Ancelotti fitoi 5-0 dhe do të përballet në 1/8 e finales me Celta Vigon. Por për lojtarët vendas, kjo ishte një takim për t’u ruajtur në arkivin e kujtimeve më të çmuara dhe për t’ia treguar nipërve, mundësisht duke iu shfaqur atyre fanellën ikonike të Real Madrid të marrë në fund të ndeshjes.

Në dhomat e zhveshjes zhduken 4 fanella të Real Madrid

Real Madrid bëri një gjest shumë të bukur duke kuptuar pritshmëritë e kundërshtarëve dhe kërkoi një listë të fanellave që ata dëshironin. Lojtarët e Deportiva Minera zgjodhën ato që preferonin. Por duket se kjo gjë arriti në veshët e dikujt që nuk ishte frymëzuar nga qëllime fisnike: ndodhi që disa nga fanellat e dërguara nga Real Madrid u zhdukën. Surpriza e hidhur erdhi pas përfundimit të ndeshjes, kur lojtarët e ekipit nga Murcia kërkuan fanellën e rezervuar në kutinë ku ndodheshin ato: rezultoi se mungonin katër prej tyre. Sipas mediave lokale, të paktën katër lojtarë të Deportiva Minera mbetën pa fanellën që kishin kërkuar, ndërsa katër të tjerë u detyruan të merrnin një fanellë nga një lojtar tjetër, që nuk ishte ai që kishin zgjedhur, për të mos mbetur duarbosh në një ngjarje për ta të paharrueshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI