Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

“Ferri në qytetin e engjëjve”/ Pamjet apokaliptike të zjarrit në Los Angeles

Lapsi.al 8 January 2025
“Ferri në qytetin e engjëjve”/ Pamjet apokaliptike të

Të paktën 2 persona kanë vdekur dhe dhjetëra mijëra janë urdhëruar për një evakuim të detyrueshëm pasi zjarret janë jashtë kontrollit në zonën më të madhe të Los Angeles në SHBA. Erërat e forta penguan përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë flakët nën kontroll ndërsa zyrtarët paralajmëruan edhe për mungesë të ujit.

Më shumë se 70 mijë njerëzve u është kërkuar të ikin nga shtëpitë e tyre pasi flakët janë duke përparuar me shpejtësi të madhe. Sipas autoriteteve, vlerësohet se deri tani janë shkrumbuar mbi 1000 ndërtesa.

Edhe kushtet e motit nuk po ndihmojnë pasi në vijim parashikohen erëra të forta (128-160 km/h) dhe kushte të thata që do të vazhdojnë të favorizojnë përhapjen e zjarrit. Flakët shpërthyen fillimisht në lagjen Pacific Palisades ndërsa 4 vatra të tjera u përhapën në periferi të qytetit.

Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Reagime të forta ka shkaktuar fakti se kryetarja demokrate e qytetit, Karen Bass ndodhet për një vizitë zyrtare në Ganë ndërkohë që flakët po përparojnë.

Komentuesit kanë vërshuar në faqen e kryebashkiakes në Facebook duke i bërë thirrje që ajo të kthehet menjëherë në Los Angeles. Rreth 3 000 hektarë vlerësohet të jenë djegur deri tani.

Zjarret e Los Anxhelosit - Mijëra evakuojnë shtëpitë e tyre-5

Zona është shtëpia e shumë yjeve të Hollivudit dhe muzikës disa prej të cilëve gjithashtu janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre. Aktori James Woods shkroi në X se ishte në gjendje të ikte, por shtoi: "Nuk e di tani nëse shtëpia jonë është ende në këmbë”.

Zjarret në Los Anxhelos - Mijëra evakuojnë shtëpitë e tyre-3

Për shkak të evakuimeve masive rrugët u mbushën me automjete me njerëz që përpiqeshin të largoheshin nga zona. Shumë u detyruan të braktisnin makinat e tyre pasi flakët iu afruan rrezikshëm. Zjarri shkaktoi një re të madhe tymi që duket nga i gjithë qyteti. Qyteti fqinj i Malibu, i cili pësoi një zjarr të madh në dhjetor, vendosi të mbyllë shkollat. Më shumë se 220 mijë shtëpi dhe biznese në Los Angeles County janë pa energji.

Zjarret e Los Anxhelosit - Mijëra evakuojnë shtëpitë e tyre-1

Zjarri i dytë i madh shpërtheu rreth 50 kilometra në brendësi të Pasadenës. Deri më tani ai ka djegur më shumë se 2200 hektarë dhe mbetet plotësisht jashtë kontrollit. Të paktën 700 zjarrfikës janë përfshirë në shuarjen e tij. 2 personat që u gjetën të vdekur humbën jetën në këtë front. Shumë të tjerë vlerësohet të jenë plagosur.

Zjarret në Los Anxhelos - Mijëra evakuojnë shtëpitë e tyre-2

Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se një zjarr i tretë po digjte zonën Sylmar të luginës San Fernando në veriperëndim të Los Anxhelosit. Zjarri në fjalë vlerësohet të ketë djegur deri tani rreth 500 hektarë. Një zjarr i katërt, shumë më i vogël është raportuar nga zyrtarët në qarkun Riverside. Ndërsa zjarri i pestë ka djegur aktualisht 75 hektarë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI