Flash

Fluks në portin e Vlorës, emigrantët largohen nga Shqipëria

Lapsi.al 8 January 2025
Fluks në portin e Vlorës, emigrantët largohen nga Shqipëria

Largimi i emigrantëve shqiptarë vijon edhe në këto ditë të para të janarit. Pas përfundimit te festave të fundvitit u regjistrua një numër i madh udhëtarësh në dalje nga Shqipëria, drejt vendeve ku punojnë e jetojnë.

Pikat kryesore kufitare tokësore si Kapshtica, Kakavija apo Muriqani kanë regjistruar një fluks të lartë në dalje. Po ashtu edhe në rrugë detare, ku nga Porti i Vlorës gjatë të martës, janë larguar drejt Brindisit 535 pasagjerë, 114 automjete dhe 3 autobuzë. Nga ky port gjatë muajit dhjetor, u regjitrua një shifër rekord në hyrje prej rreth 6,000 pasagjerësh.

Ndërkohë, fluks udhëtarësh në dalje drejt vendeve europiane ka ndodhur gjatë orëve të fundit edhe nga porti i Durrësit. Mësohet se si pasojë e fluksit në dalje janë krijuar radhë të gjata, ndërsa policia ka ushtruar kontrolle të imtësishme në automjetet që imbarkohen në traget.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot të vranët në të gjithë territorin. Reshjet e shiut pritet të j...

07:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI