Flash

“Hileja” me uljen e çmimit të energjisë/ Kush kalon 700 kwh, paguan të plotë faturën

Lapsi.al 8 January 2025
“Hileja” me uljen e çmimit të energjisë/ Kush kalon

Lajmi “i madh” i kësaj të mërkure ishte ulja me 1 lek e çmimit të energjisë elektrike vetëm për abonentët familjarë. Për ta sqaruar. Qeveria ka vënë një kufi prej 700 kilovatorë.

Nëse do të harxhoni më pak se kaq do ta paguani faturën me çmimin e ri, 8.5 lekë për kilovatorë. Nëse fatura juaj shënon 701 kilovatorë atëherë do ta paguani të gjithë faturën me çmimin e vjetër, 9.5 lekë për kilovatorë.

Pra, nuk është një faturim me fashë që nën 700 kilovatorë ta paguash me ulje dhe pjesën tjetër më shtrenjtë. Zëvendëskreyministrja dhe njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dha këtë shpjegim.

“Nuk është faturim me fashë, por me konsum. Kush e kalon 700 kw/orë e paguan të plotë. Janë gjithsej 1 070 000 abonentë. 95% e abonentëve harxhojnë më pak se 700 kw/orë” – tha Balluku.

Mënyra e re e tarifimit të energjisë elektrike hyn në fuqi nga 1 shkurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në një pallat në Lezhë

Kabina elektrike e një pallati në lagjen Beselidhja të Lezhës është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes. Banorët dolën jashtë pasi tymi depërtoi brenda ambi...

19:37

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI