Flash

Hugh Jackman konfirmon romancën me aktoren

Lapsi.al 8 January 2025
Hugh Jackman konfirmon romancën me aktoren

Ish-aktorët e "The Music Man" Hugh Jackman dhe Sutton Foster konfirmuan publikisht romancën e tyre në një mbrëmje takimi në Santa Monica, Kaliforni të hënën mbrëma.

Aktorët u fotografuan të kapur për dore duke shkuar në Pub Father's Office.

Jackman dhe Foster u shfaqën së bashku në "The Music Man", i cili u shfaq në Great White Way në NYC nga dhjetori 2021 deri në janar 2023.

Aktori dhe ish-bashkëshortja, Deborra-Lee Furness njoftuan ndarjen e tyre në shtator 2023 pas 27 vitesh martesë. Ish-çifti ka dy fëmijë të birësuar Oscar, 24 vjeç dhe Ava, 19 vjeç.

Foster, ndërkohë, paraqiti kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj prej 10 vitesh, skenaristi i "Ocean's Eleven", Ted Griffin, muajin e kaluar - pikërisht kur lajmet u përhapën për romancën e dyshuar të fshehtë të Jackman dhe Foster. Kjo e fundit ndan një vajzë të birësuar, Emily, 7 vjeç, me Griffin.

Një burim i tha Daily Mail në nëntor se Furness "kishte dyshimet e saj" në lidhje me marrëdhënien e Jackman dhe Foster kur ata ishin bashkë-yje në Broadway.

"Shumë njerëz në Broadway e dinin, dhe ne  heshtëm sepse të dy janë njerëz kaq të mirë dhe të mrekullueshëm," tha një burim i afërt me Foster për Us Weekly. “Të gjithë e respektuan privatësinë e tyre. Por kishte një aferë.”

Më vonë u raportua se Jackman dhe Foster janë çift "por nuk jetojnë së bashku për shkak të fëmijëve të tyre".

“Ata janë 100% bashkë dhe janë të dashuruar dhe duan të kalojnë pjesën tjetër të jetës së bashku”, pohoi një burim për Page Six.

Dyshja filluan ta bëjnë më publike lidhjen e tyre fundjavën e kaluar, kur aktori i "X-Men" mori pjesë në shfaqjen e Sutton "Once Upon a Mattress" në Los Anxhelos.

Çifti më parë u përfol hapur për njëri-tjetrin kur bënë "The Music Man".

"Shfaqja është kaq e bunur dhe unë po kaloj kohën e jetës sime duke luajtur përballë këtij djali," tha ajo në "Late Night with Seth Meyers" në maj 2022.

 

Të këshilluara

Ndahen Austin Butler dhe Kaia Gerber

Kaia Gerber dhe Austin Butler janë ndarë pas më shumë se tre vite së bashku.⁠ Dyshja ndezi për herë të parë thashethemet për romancë në fund ...

14:23

Vin Diesel bën paqe me The Rock

Vin Diesel dhe The Rock - të cilët për herë të parë ndezën thashethemet për grindje në 2016 - bënë paqe në Golden Globes 2025. Kur Diesel, 57 vjeç, doli në s...

16:48

Zendaya fejohet me Tom Holland?

Zendaya ndezi thashethemet për një fejesë me Tom Holland kur mbërriti në Golden Globes 2025 duke mbajtur një unazë diamanti. Fansat komentuan aksesorin verbu...

15:02

Billie Eilish thyen rekord në Spotify

Billie Eilish e nisi Vitin e Ri me një tjetër moment historik, pasi "Birds of a Feather" u bë kënga më e transmetuar në Spotify në 2024. Kënga, e përfshirë n...

17:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI