Flash

I vuri flakën mobilerisë në fshatin Gjormë, në pranga 36-vjeçari në Kurbin

Lapsi.al 8 January 2025
I vuri flakën mobilerisë në fshatin Gjormë, në pranga

Policia ka finalizuar operacionin për identifikimin dhe arrestimin e autorit të djegies së mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31 dhjetor 2024.

Nga hetimet e kryera është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi Rogest Mera, 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë. Ky i fundit ishte dënuar më parë për dhunë në familje.

Nga djegia e mobilierisë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

'Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin, për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31.12.2024, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi: R. M., 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje. Nga zjarri në mobilieri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.', njofton policia.

Gjatë kontrollit, janë sekuestruar pjesë veshjesh të djegura që dyshohet se autori i ka mbajtur gjatë ngjarjes, si dhe celulari i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Të këshilluara

Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së thirrjes së Ermal...

10:04

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, një person me nënshtetësi kineze, H. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka hu...

19:45

Media greke: Janullatos në terapi intensive

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos, i cili ndodhet për të pestën ditë i shtruar në spitalin “Evangelismos”, vazhdon të jetë k...

19:25

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI