Flash

Juventus, thyerje totale me Vlahovic: serbi nuk do të rinovojë me bardhezinjtë

Lapsi.al 8 January 2025
Juventus, thyerje totale me Vlahovic: serbi nuk do të rinovojë me

Ashtu si në rastin Chiesa, edhe rrugët mes Vlahovic dhe Juventus duket se janë kompromentuar dhe janë të destinuara për t’u ndarë. Ndoshta jo në janar (edhe pse Giuntoli do të pranonte me kënaqësi një ofertë), por në verë pothuajse me siguri po. Për këtë arsye, klubi bardhezi dëshiron të përgatitet, në mënyrë që të mos gjendet në një situatë emergjente sezonin e ardhshëm.

Juventus është i gatshëm të zgjasë kontratën, por jo me të njëjtat kushte financiare (Vlahovic aktualisht fiton 10.5 milionë euro dhe, sipas kontratës, sezoni i ardhshëm paga e tij do të arrijë në 12 milionë). Lojtari nuk pranon ulje të pagës. Një rrogë e rëndë, e trashëguar nga menaxhimi i mëparshëm, që nuk përshtatet më me parametrat aktualë të klubit. Ideja e Vlahovic është të qëndrojë deri në përfundimin e kontratës dhe pastaj të largohet si lojtar i lirë, një skenar që Juventus nuk mund ta lejojë.

Plani i Juventus: Vlahovic në merkato në verë

Për këtë arsye, në verë Vlahovic do të dalë në merkato, ndoshta me një çmim më të ulët se 60 milionë euro, që është vlera aktuale e kartonit të tij. Ndërkohë, Giuntoli po përpiqet të sigurojë alternativa. Kërkesa kryesore e teknikut Thiago Motta është Joshua Zirkzee, i cili po përjeton një situatë të vështirë në Manchester. Lojtari tashmë ka dhënë pëlqimin e tij, por klubi bardhezi duhet të arrijë një marrëveshje me Manchester United, i cili nuk dëshiron ta huazojë lojtarin për 6 muaj pa garanci për blerjen e detyrueshme.

Lexo më tej: Vlahovic për Zirkzee: shkëmbimi i propozuar nga Juventus, pëlqehet nga United

Megjithatë, Juventus, pa largime të tjera, nuk mund të ndërmarrë angazhime financiare, pasi paratë janë të nevojshme për repartin mbrojtës. Alternativat e tjera të sulmuesit serb janë Kolo Muani i PSG-së dhe Niclas Fullkrug i West Ham.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI