Flash

Konfirmohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi

Lapsi.al 8 January 2025
Konfirmohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi

Në Selanik të Greqisë është zbuluar dhe konfirmuar rasti i parë i të ashtuquajturit metapneumovirus HMPV. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 71-vjeçar i cili ndodhet i shtruar në spitalin Papanikolaou.

Sipas dyshimeve, rasti në fjalë është konstatuar te 71-vjeçari, vajza e të cilit ka udhëtuar drejt Kinës gjatë festave të fundvitit dhe pak ditë pas kthimit, babai i saj ka shfaqur simptomat e para.

Fillimisht ai shkoi në një klinikë private, më pas më 3 janar u shtrua për mjekim në spitalin Papanikolaou, i cili pranonte pacientë atë ditë dhe ka një nga klinikat më të mira të mushkërive. Të shtunën ai iu nënshtrua një testi PCR dhe të hënën rezultatet treguan se ai ishte pozitiv ndaj virusit HMPV.

Çfarë është HMPV dhe si përhapet?

Metapneumovirusin që ka marrë formën e një pandemie në Kinë prej javësh dhe është një virus i njohur për mjekët. I identifikuar për herë të parë në Holandë në vitin 2001, virusi përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë midis njerëzve ose kur dikush prek sipërfaqet e kontaminuara me të.

Simptomat për shumicën e njerëzve përfshijnë kollën, temperaturën dhe kongjestionin e hundës. Të rinjtë, përfshirë fëmijët nën dy vjeç, janë më të prekshëm ndaj virusit, së bashku me ata me sistem imunitar të dobësuar, duke përfshirë të moshuarit dhe ata me kancer të avancuar, thotë Hsu Li Yang, një mjek i sëmundjeve infektive në Singapor.

Nëse infektohet, një "proporcion i vogël, por i konsiderueshëm" në mesin e të imunokompromentuarve do të zhvillohej sëmundje më të rëndë ku preken mushkëritë, me fishkëllimë, gulçim dhe simptoma të krupit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot të vranët në të gjithë territorin. Reshjet e shiut pritet të j...

07:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI