Flash

Lala: Si u zbulua vrasja e Jan Prengës nga kamera sekrete e nënës së Altin Hajrit

Lapsi.al 8 January 2025
Lala: Si u zbulua vrasja e Jan Prengës nga kamera sekrete e nënës

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin, i cili është ekstraduar sot për në Shqipëri. Lala e ftuar në emisionin “Open” News24, u shpreh se gjithçka ishte e lidhur me vëllanë e Jan Prengës i cili ka grabitur një sasi droge në Britani, ndërsa ka përmendur edhe detaje makabre nga ngjarja që tronditi opinionin për nga makabriteti i saj.

Gazetarja i ka bërë thirrje drejtësisë shqiptare të mos e lërë çështjen më dënimin e vetëm kopshtarit të kompleksit ku ndodhi ngjarja dhe ka apeluar që Dritan Rexhepi i cili tashmë ndodhet në duart e drejtësisë, duhet të reagojë ku ndodhet trupi i viktimës, në mënyrë që familja të ketë një vend ku të vendosë një lule.

“U rrëmbye 4 vite më parë me një makinë të vjedhur. Jan Prenga ishte ndarë para pak minutash nga e shoqja teksa kishin konsumuar një kafe. Familja e tij tashmë është në një situatë dramatike.

Kohë më parë kur shkova ne shtëpinë e tyre pasi më pranuar me shumë vështirësi, e kam gjetur Marie Prengën në një situatë shumë të vështirë ekonomike dhe shpirtërore. Më ka thënë gjysmën e parë të ditës e qaj Janin ndërsa gjysmën e dytë shpresoj të jetë gjallë.

Jan Prenga nuk kishte asnjë problem në jetën e tij. U rrëmbye pasi i vëllai kishte vjedhur një sasi të madhe droge në Britani dhe Dritani kontakton me Ndrek Prengën vëllain e Jan Prengës dhe i kërkon të kthejë pas mallin. Ekstradimi i Dritani është një nga rastet më të suksesshme të drejtësisë shqiptare përveç Aldo Bares. Rexhepi ka lidhje shumë të forta dhe ka lundruar në trafik kokaine për shumë vite.

I bëj thirrje drejtësisë shqiptare të mos e lënë vrasjen e Jan Prengës me dënimin e një kopshtari. Është vrarë një burrë i pafajshëm, një baba i tre fëmijë pa asnjë lidhje me trafikun e drogës. Dritani do të lëvizë të gjithë gurët të shpëtojë. Por sot ai duhet të rrëfejë ku është trupi i Jani Prengës që familja të ketë një varr ku ta qajë. E gjitha është zbuluar nga një kamera sekrete e vënë nga nëna e Altin Hajrit për të vëzhguar pastruesit. Ata shkatërruan gjithçka përveç asaj kamera ekzistencën e të cilës nuk e dinin," tha ajo.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI