Flash

Mbyllet administrata tatimore e Serbisë në veri të Kosovës

Lapsi.al 8 January 2025
Mbyllet administrata tatimore e Serbisë në veri të Kosovës

Policia e Kosovës mbylli të mërkurën një zyrë të institucioneve të mbështetura nga Serbia në Mitrovicën e Veriut, duke nxitur reagimin e përfaqësuesve politik lokalë të mbështetur nga Beogradi, të cilët thanë se kjo është pjesë e fushatës parazgjedhore të kryeministrit Albin Kurti.

Autoritetet thanë se zyra funksiononte si pjesë e administratës tatimore të Ministrisë së Financave të Serbisë.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, shkroi në rrjetet sociale se “ky institucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës”, ndërsa theksoi se Kosova do të vazhdojë të luftojë “çdo paralelizëm kriminal të Serbisë përballë institucioneve” të saj.

Mbyllja e zyrës nxiti reagimin e Listës Serbe, e cila tha se me “nxjerrjen në rrugë të 80 punëtorëve serbë, Albin Kurti vazhdoi fushatën e tij parazgjedhore, të cilën e drejton ekskluzivisht mbi kurrizin e popullit serb, sepse nuk ka çfarë t’u ofrojë votuesve tij”.

Kjo parti e themeluar dhe mbështetur nga Beogradi do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë ndërsa certifikimi i saj u shndërrua në temë debatesh pasi që lëvizja Vetëvendosje në pushtet kundërshtoi pjesëmarrjen e saj në zgjedhje.

Të hënën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfshiu Listën Serbe në fletëvotim, me gjithë reagimin e lëvizjes Vetëvendosje, e cila është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi që në ditën e fundit të vitit që lamë pas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se vendimi i këtij paneli për certifikimin e Listës Serbe është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet./VOA

Të këshilluara

Zjarr në një pallat në Lezhë

Kabina elektrike e një pallati në lagjen Beselidhja të Lezhës është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes. Banorët dolën jashtë pasi tymi depërtoi brenda ambi...

19:37

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI