Flash

Aksident në Elbasan, dy të mitur në spital

Lapsi.al 9 January 2025
Aksident në Elbasan, dy të mitur në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një mjet ka përplasur një biçikletë me të cilën lëviznin dy të mitur, 14 dhe 16 vjeç.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se automjeti tip Fiat, me drejtues shtetasin Gerald Dashamir Sollaku ,21 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, në një segment të rrugës rurale të amortizuar, pa sinjalistikë dhe pa ndriçim, ka goditur biçikletën që drejtohej nga 14 vjeçari Franko Nergjoni, ,banues në fshatin Bujqës.

Së bashku me të në biçikletë po udhëtonte edhe 16-vjeçari Egil Moli, banor i fshatit Bujqës dhe fqinj me 14 vjeçarin.

Pas përplasjen nga automjeti të dy adoleshentët kanë përfunduar jashtë rruge dhe më pas janë transportuar në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.

Burime spitalore konfirmuan se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Njëri nga adoleshentët ka dëmtime të lehta, ndërsa tjetri dëmtime më serioze.

Ndërkaq policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Të këshilluara

Plator Nesturi emërohet prefekt i Vlorës

Plator Nesturi do të jetë prefekti i ri i qarkut të Vlorës. Emërimi i tij është bërë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Nesturi zëvendëson në k...

20:43

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Laç

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç. Burime bëjnë me dije se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk ...

18:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI