Flash

Aksioni i forcave speciale në Astir/ Policia jep detajet

Lapsi.al 9 January 2025
Aksioni i forcave speciale në Astir/ Policia jep detajet

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Astir, ku një vajzë ka kallëzuar në polici se është dhunuar nga disa persona. RENEA hyri në katin e tetë të apartamentit, duke gjetur vajzën vetëm.

Raportohet se vajza dyshohet se ka qenë me persona të tjerë, të cilët kishin marrë dy apartamente me qira airbnb, ngjitur me njëri-tjetrin.

Dyshohet se personat e tjerë janë larguar. Pas kontrollit nga policia janë gjetur 2 pistoleta. Vajza që bëri denoncimin është S.Q. Ajo ka punuar si hostes.

Ende nuk dihet kush janë personat që kanë marrë apartamentet me qira.

Detaje nga policia: 

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:

Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.

Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë.

Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.

Të këshilluara

RENEA dhe FNSH rrethojnë pallatin në Astir

Forca të shumta policore dhe një autoambulancë janë përqendruar në zonën e Astirit, pranë një kompleksi banimi. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe FNSH dh...

13:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI