Flash

Erjon Veliaj pranë Edi Ramës, nuk e përmban humorin me hetimet e SPAK

Lapsi.al 9 January 2025
Erjon Veliaj pranë Edi Ramës, nuk e përmban humorin me hetimet e

Një aktivitet gala me sportistët e suksesshëm të vitit 2024, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i ka shërbyer Erjon Veliajt për të bërë pak humor me hetimet e SPAK dhe prokurorët, që i kanë hyrë në shtëpi për dosjen e korrupsionit dhe të pastrimit të parave.

Ndryshe nga mesazhet dëshpëruese dhe agresiviteti që ka reflektuar javët e fundit në publik, kryebashkiaku i Tiranës u duk i qeshur në momentin kur hipi në podium dhe lëshoi një batutë ndaj organizatorit të aktivitetit, Fidel Ylli, kryetar i Komitetit Olimpik Shqiptar, të cilin e këshilloi "t'i ruajë faturat" e shpenzimeve për eventin, sepse, tha Veliaj "ka ardhur ditë kur duhet të jemi shumë korrekt dhe të kemi një raportim të saktë edhe të mbrëmjes gala".

Video më poshtë:

Batuta me hetimet e SPAK dhe korrektesën e shpenzimeve, vjen në një kohë kur prokurorët po avancojnë me hetimet e skemës së parave të Elman Abules. Në rastin më të keq është papërgjegjshmëri nga ana e kryebashkiakut të Tiranës dhe në rastin më të mirë, humori me hetimet e SPAK është shprehje e euforisě për mundësinë që i dha Rama këtë të enjte të shfaqen bashkë në dy aktivitete njëri pas tjetrit.

Pasdite, në ftesën që Fidel Ylli u kishte dërguar për të nderuar sportistët që këtë vit morën medalje në kompeticione të ndryshme. (Foto poshtë)

[caption id="attachment_971385" align="alignnone" width="2110"]Rama dhe Veliaj, bashkë në aktivitetin e komitetit Olimpik shqiptar Rama dhe Veliaj, bashkë në aktivitetin e komitetit Olimpik shqiptar[/caption]

Paradite, në prezantimin e disa projekteve të Korporatës së Investimeve, ku ra në sy hapja e garës për projektin tek stadiumi Selman Stërmasi në Tiranë.

[caption id="attachment_971392" align="alignnone" width="1598"] Rama dhe Veliaj në aktivitetin e Korporatës së Investimeve, 9 janar[/caption]

Që kur SPAK nisi verifikimet për pasurinë e kryebashkiakut të Tiranës, kjo është hera e parë kur Rama dhe Veliaj shfaqen bashkë në publik. Herën e fundit, ata janë parë në ceremoninë e nderimit të Ali Ahmetit nga Bashkia e Tiranës, takim pas të cilit Rama publikoi një foto ku kishte retushuar kryebashkiakun e Tiranës.

Publikisht, Rama e ka quajtur të neveritshëm linçimin publik që po i bëhet kryebashkiakut të Tiranës, por në anën tjetër i ka kërkuar të respektojë vijën e kuqe të durimit në heshtje të çdo hapi që ndërmerr SPAK ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij.

Dy ditët e fundit, SPAK mori në pyetje mikun e Erjon Veliajt, Elman Abule dhe bashkëshorten e tij, Marisa Nito, të cilët dyshohet se janë pjesë e skemës së pastrimit të parave bashkë me Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Laç

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç. Burime bëjnë me dije se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk ...

18:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI