Flash

Kampet e emigrantëve në Shëngjin, Meloni: Gjykata e Lartë na dha të drejtë

Lapsi.al 9 January 2025
Kampet e emigrantëve në Shëngjin, Meloni: Gjykata e Lartë na

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni thotë se vendi i saj është gati për nisur dërgimin e emigrantëve në qendrat e pritjes në Shqipëri. Ajo i bëri komentet gjatë një konference me gazetarët, ku u shpreh se vendimet e Gjykatës së Lartë i japin të drejtë qeverisë së saj për të përcaktuar vendet e sigurta.

“Gjykata e Kasacionit thotë se i takon qeverisë të përcaktojë se cilat janë vendet e sigurta dhe se rrjedhimisht gjyqtari nuk mund të zbatojë sistematikisht ndalimin e emigrantëve, që vijnë nga ato vende, por në vend të kësaj mund të justifikojë rastin konkret pse një person, për një arsye specifike, nuk është i sigurt nga vendi që vjen, gjë që është krejtësisht e ndryshme nga ajo që bënë magjistratët e Gjykatës së Romës, të cilët nuk hynë në themel të çështjes,” u shpreh kryeministrja Meloni.

Ndërkohë ajo theksoi se hyrja e emigrantëve në Itali u ul me 60 për qind vitin e kaluar, ndërsa javët e fundit pothuajse është zeruar.

Lidhur me komentet e fundit të Donald Trump (lex. Tramp), kryeministrja italiane hodhi poshtë spekulimet se Shtetet e Bashkuara mund të përdorin forcën për të marrë Groenlandën ose Kanalin e Panamasë, duke thënë se komentet e Trump synojnë t’i japin një mesazh Kinës.

“Ndiej se duhet të përjashtoj mundësinë që Shtetet e Bashkuara vitet në vijim do të përpiqen të aneksojnë me forcë territoret që i interesojnë. Ato janë dy territore, ku ne kemi qenë dëshmitarë që vitet e fundit ka pasur një interes në rritje nga ana e Kinës,” tha Meloni. Liderja e ekstremit të djathtë në Itali shtoi gjithashtu se nuk pret që presidenti i ardhshëm amerikan të braktisë Ukrainën.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI